Nga Besjan Pesha
Ata qe sulmuan Parisin dhe ata qe vrasin femije, djem e vajza, burra e gra ne Siri, pavaresisht uniformes qe veshin, flamurit qe valevisin dhe ne emer te kujt Zoti e bejne, kane vetem nje qellim. Te na ndajne ne dy pale. Pasi te na ndajne ne dy pale do na bejne thirrje qe te vrasim njeri tjetrin. E kur te kemi mbaruar pune ata do na qeverisin duke na udhezuar se paqja dhe jo lufta eshte zgjidhja. NUK KA DY PALE mes popujsh e kombesh. NE JEMI NJE. Nje pale si ketu si ne Siri, si ne Irak, si ne SHBA, si ne France e si ne Nigeri e cila vuan makuterine dhe pangopesine e korporatave, politikaneve, spekulanteve, tregtareve te armeve etj. Kush kerkon nje armik ta kerkoje te xhepamedhenjte, te mbjellesit e urrejtjes, te perfituesit nga tragjedite. Ata jane pala tjeter. Ata jane armiku. Te krishtere e myslimane kemi te njejtin hall. Duan te na bejne te vrasim per nje grusht parash me shume…