Home KRYESORE Zheji: Herën e fundit kur erdhi Drejtori i CIA-s, pati rotacion politik....

Zheji: Herën e fundit kur erdhi Drejtori i CIA-s, pati rotacion politik. Rama: Askush nuk ka dyshim se unë do marr mandatin e dytë si Kryeministër

Në emisionin Opinion ku po diskutohej mbi vizitën e Drejtorit të CIA-s në Shqipëri, analisti Artur Zheji u shpreh se, “prej 2005 kur ishte vizita e shkuar e Drejtorit të CIA-s në Shqipëri deri në 2016 janë 11 vjet. Të paktën vizita zyrtare. Herën e fundit kur erdhi pati rotacion politik. A mund të ketë edhe këtë herë?”.

Nderkohe sot kryeministri rama tha: “Askush nuk e vë në dyshim se ky projekt do të mbyllet gjatë mandatit të dytë dhe askush nuk e vë në dyshim se do të jem unë Kryeministër edhe për një mandat”.

Deklarata e kryeministrit Edi Rama u bë sot gjatë firmosjes së marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore për haunë 63.8 milionë për investimet në sektorin e turizmit

“Po flas shumë fjalë të mira për Bankën Botërore, pasi dikur kam folur keq”, tha më tej kryeministri.

Mbështetja për turizmin do të jetë maksimale sipas kryeministrit edhe në mandatin e dytë.

“Askush nuk ka dyshim për mbylljen e mandatit të dytë, do ta ushtrojmë me përgjegjësi”.

Rama në fjalën e tij vlerësoi bashkëpunimin me Bankën Botërore në mbështetje të qeverisë shqiptare për reformat e ndërmarra këtë mandat.

“Tre reforma të rëndësishme kanë garantuar kthesën që ka marrë vendi, të cilat janë në; energji, pensionet dhe kundër informalitetit.

Reforma kanë filluar të japin rezultatet e para dhe garantojnë qëndrueshmëri dhe lehtësim.

Pa mbështetjen e Bankës Botërore do të kishte qenë shumë e vështirë të realizoheshin këto reforma”.

Share: