Home KRYESORE Shqiptare, mjaft me me hipokrizinë tuaj!

Shqiptare, mjaft me me hipokrizinë tuaj!

Nga Klara Caushi

Shqiptar, ma shpifni me hipokrizinë tuaj! Unë jam muslimane dhe ju nuk e prishni dot fenë time. Unë jam muslimane dhe nuk kam asnjë faj pse kam të njëjtën fe me ata skizofren që vrasin në emër të islamit.

Unë jam muslimane, por nuk trumbetoj devotshmëri hipokrite. E dua njeriun, paqen, jetën. E dua çdo qenie që Zoti krijoi.

Unë nuk çjerrë fytyrën me thonjtë e as ve statuse solidarizimi në Facebook kur ndodh një tragjedi. Jo se nuk më dhimbsen ata njerëz, por se nuk i ndaj njerezit ca të nënës ca të njerkës.

Kush prej jush ka vend ndonjëherë flamurin e Sirisë në Facebook? Kush prej jush ka vënë flamurin e Burmese? Po të Ukrainës? Kush u solidarizua për ata vogëlushët që u ekzekutuan dhe u bën pirg për ti t’i fotografuar? Kush u solidarizua për masakrat e kolonive franceze? Askush! Nuk ju dhimbsen ata?!

Më duket kaq idiote kjo vënia e flamurit Francez në profil. Kush prej shteteve evropiane a më gjerë është solidarizuar me ne kur na shtypën e na masakruan? Kush u solidarizua për viktimat e komunizmit? Kush u solidarizua për djemtë tanë studentë që dhanë jetën për liri? Kush u solidarizua për djemtë tanë që lanë kockat maleve dhe në emigrim? Po për viktimat e Gërdecit? Po për ata të 21 janarit? Askush!

Ne kemi identitetin tonë, flamurin tonë dhe duhet të solidarizohemi që po na pinë gjakun çdo ditë, që po na rrjepin. Duhet të solidarizohemi me studentët, për të ardhmen tonë, për çmimet, për taksat…Ju duhet të solidarizoheni që vendet e Evropës po e vjelin çdo burim dhe pasuri të vendit tonë.

Mjaft u shqetësuat për francezët, se ata nuk na kanë në refene, as për azil nuk na duan. Mjaft e “hëngrët sapunin për djathë” me sulme të stisura për interesa dhe qëllime politike. Shikoni të siguroni një copë buke për fëmijët tuaj, boll u ngopet duke lëpirës fundshpinen e botës.  #MJAFT ME HIPOKRIZI!

Shenim: Jo domosdoshmerisht opinioni i autores me siper eshte edhe i Revistes “Perqasje”, por sinqeriteti i ketyre radheve vlen sigurisht per te gjithe ata/ato qe shtiren!

Share: