Me një deklaratë bombë, Ben Blushi, kreu i LIBRA, ka tronditur sot parlamentin.
Me tone të ashpra ka folur ai nga foltorja e Kuvendit, pas lirimit të Lulzim Berishës nga burgu.
Në lidhje me këtë, Blushi ka ngritur alarmin se dhe shumë kryebashkiakë të tjerë të Ramës bëjnë veprime të tilla.
Më tej, ai ka shtuar se ka deputet në Kuvend të cilët kanë vrarë, dhe për këto arsye, sipas tij, ne nuk mund të hyjmë në BE.
“Pse u lirua Lul Berisha. Sepse fytyra e vërtetë e “Rilindjes”, kryebashkiaku, bëri sekserin mes gjykatës dhe vrasësit. Rilindja e ka të përsëritur këtë gjë, me kryetarë bashkish. Ja pra kush ndërhyn në Gjykatat e Shqipërisë. Bashkia i tha gjykatës ta lirojë këtë vrasësin e 5 personave për ta futur në punë. Nuk hyjmë në BE me Dakon, Roshin, etj. Do ndodh prapë kjo e Durrësit.Ka deputetë këtu që kanë vrarë dhe kanë ardhur kanë votuar në Kuvend”, ka deklaruar Blushi./opinion.al