Home KRYESORE Basha nuk e lë Dakon të flasë: Sukese në jetë!

Basha nuk e lë Dakon të flasë: Sukese në jetë!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në “News 24” të gazetarit Ylli Rakipi dhe kur emisioni nisi me çështjen e garancisë që kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka lëshuar për Lul Berishën.

Bashaj tha ne emision se Dako duhet të shkarkohet urgjentisht nga detyra si “levë e krimit” dhe u fut në lidhje direkte nga Durrësi kryebashkiaku Dako, por Basha nuk pranoi që ai të fliste.

“Më ke ftuar mua. Nuk jam këtu për të bërë emision për Vangjush Dakon. Nuk jam në nivelin e tij të bëj debat me të” – tha Basha.

Kreu i PD-së refuzoi debatin me të. Pas një debati të shkurtër, Rakipi vendosi që Dako mos të fliste në emision. Duke e mbyllur Basha i tha Dakos: “Suksese në jetë”!

Share: