Nga Fadil Maloku
Ne jemi shoqëri improvizuese, sepse, u besojmë BLANKO vendimeve (përrallave) të hajnave e matrapazëve politik, që stimulojnë dhe shumzojnë, për çdo ditë të Zotit; dallkauk social, turbokozmopolit të tredhur, byrokrat nepotist, mjek injorant, rini të arratisur, mësimëdhënës analfabet, biznismen grabitçar, student të hutuar, punêtorë të skllavëruar, qytetarë indeferent, medie mercenare, gjyqësi të korruptuar, polici të nënshtruar, ushtri të improvizuar…etj. Deri kur kështu? Çfarë duhet të bëjmë?
S’jemi shoqëri demokratike, kot mashtrojmë vetën!
1.Shoqëria kosovare, edhe sot kësaj dite ka mbetur vetëm si koncept imagjinar e kontemplativ, ngase, në jetën e saj të njëmendët sociopolitike, operon me karizmat individëve të “paqës dhe luftës”!
2.Derisa, publiku i gjerë nuk lirohet nga fantazmat dhe ikonografia folklorike, e këtyre stereotipeve sociale, autoritarizmi i individëve karizmatik, gjithënjë do e zë frymën sjelljeve, komunikimeve dhe veprimeve tona të përditshme!
3. Shtegëdalja, qëndron në daljen në skenë e qytetarisë…ngase, partitë aktuale politike, na dëshmuan të gjithëve se nuk mund të jenë avokat dhe artikulues të denjë të emancipimit tonë politik….!