Home KRYESORE Beteja kunder ligjit te importit te plehrave ne Shqiperi, ka arritur piken...

Beteja kunder ligjit te importit te plehrave ne Shqiperi, ka arritur piken vendimtare!

Nga Aulon Kalaja

Te enjten, me date 22 dhjetor, ne Kuvendin e Shqiperise, futet ne rend dite, per t’u votuar pro ose kunder dekretit te Presidentit.

Ndaj, ju ftoj sot per te mare nje vendim! Ju kerkoj qe se bashku, te marim nga nje batanije me vete dhe t’a gdhijme perpara Parlamentit, ashtu sic beme me date 23 nentor. Qendresa jone beri qe politika te mos e votonte dhe t’a zvarriste ligjin, ndaj duhet te jemi te bashkuar kunder plehrave.

Por kesaj radhe do te jemi edhe me shume, sepse kjo eshte beteja finale, kjo eshte dita vendimtare. O sot, o kurre… Ndaj ne do te jemi me date 21 dhjetor, ora 21:00, perpara Parlamentit per t’a gdhire aty dhe per te pritur deputetet me date 22 dhjetor, per te votuar pro dekretit te Presidentit, ose kunder importit te plehrave!

Miqte e mi, do protestojme dhe do bejme qendrese kunder kancerit, kunder plehrizimit, kunder arrogances ne vendimarrje, pro te ardhmes, pro familjeve dhe femijeve tane! Te Bashkuar Kunder Plehrave

Share: