Home KRYESORE Hiqen nga qarkullimi makinat para vitit 2005? ose duhen blere katalizatore qe...

Hiqen nga qarkullimi makinat para vitit 2005? ose duhen blere katalizatore qe dikush te beje pare

Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Transportit së shpejti do t’i dërgojnë për miratim qeverisë ligjin për plotësimin e standardit “euro” për të gjitha makinat që janë në qarkullim dhe ato që importohen.

Detajet e projektvendimit i dha ministri i Mjedisit, Lefter Koka, në emisionin “Natë me Xhaxhiun” të “News 24”. Ministri pohoi se nisma ka si qëllim pastrimin e ajrit që shkaktohet nga ndotja e makinave , duke ndërhyrë në mjetet e vjetra që janë në qarkullim dhe ato që do të importohen. Kreu i Ministrisë së Mjedisit konfirmoi se nisma parashikon që të gjitha makinat që qarkullojnë në vend duhet të plotësojnë standardin euro 3, ose euro 4. Kusht për lejimin e makinave të vjetra në qarkullim do të jetë instalimi i katalizatorëve që mjeti të përshtatet me standardin euro që kërkohet. Për makinat e importit, nisma parashikon lejimin e tyre për dy kategori.

Makinat aktuale parashikojmë të kapin standardin euro 3, ose euro 4 (ende nuk është konkluduar), dhe do të detyrohen që makinat e reja, të cilat do të hyjnë në Shqipëri si import, të jenë në standardin euro 5 të reja dhe euro 4 të përdorurat. Sipas ministrit të Mjedisit, për makinat që bëjnë pjesë në kategoritë euro 1, euro 2 dhe euro 3, marrja e masave do të jetë përshkallëzuese. Kwto makina nuk do të dalin menjehere nga qarkullimi nëse qytetarët do të instalojnë katalizatorët që ndikojnë në uljen e nivelit të ndotjes. Per keta qytetare do te kete afate te cilat nuk jane percaktuar ende.

Nëse një qytetar disponon një makinë, qoftë me benzine apo me naftë, e prodhuar në vitin 2003, e cila kategorizohet në standardin euro 3, duhet me patjetër të instalojë katalizatorët, në mënyrë që makina e tij të përshtatet me standardin euro 4 që kërkohet.

Në rast të kundërt, makina e tij nuk do të kalojë testin e shkarkimit të gazrave gjatë kolaudimit dhe makina e tij nuk do të lejohet të qarkullojë. Ministria e Mjedisit edhe ajo e Transportit është ende duke diskutuar afatet se sa kohë do t’i lihet një qytetari të përshtatë makinën nëpërmjet instalimit të katalizatorëve./lapsi.al

Share: