Home KRYESORE Përplasje brenda mazhorancës, Manjani kundër Haritos për përgjimet

Përplasje brenda mazhorancës, Manjani kundër Haritos për përgjimet

Ministria për Shtetin, Inovacionin dhe Administratën Publike ka përgatitur një projektligj të ri sa i përket marrjes së të dhënave nga kanalet e komunikimit elektronik me qëllim ndjekjen penale.

Kështu, bëhet fjalë për ligjin nr. 9918, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”. Ky projektligj i përgatitur nga ministria e drejtuar nga Milena Harito ka krijuar rezerva në mendimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Ministri i linjës Ylli Manjani edhe pse e ka cilësuar projektligjin në tërësi të qartë është ndaluar në pikën 6 dhe 7 të nenit 3 duke shënuar se përmirësimi i menduar mund të lerë shkas për abuzim.

Pergjigjia e Manjanit:

Sa më sipër e gjejmë të paqartë dallimin midis pikës 6 dhe 7 të nenit 3 të projektligjit

a/ Cilat janë ato raste apo vepra penale për të cilat të dhënat kërkohen brenda 24 orëve dhe cilat janë ato vepra penale për të cilat mund të presin deri në 7 ditë për marrjen e të dhënave që ruhen në skedarë?

b/Cili është organi që bën vlerësimin që këro të dhëna janë të ngutshme dhe duhet të jepen brenda 24 orëve?

c/ Cili është organi apo autoriteti që bën vlerësimin e ligjshmërisë së kësaj kërkese paraqitur nga Policia Gjyqësore dhe gjykon nëse është ose jo rasti për marrjen e këtyre të dhënave?

Ndërhyrja në këto të dhëna vetëm me kërkesë të Policisë Gjyqësore , pa patur kurrfarë vlerësimi apo kontrolli nga një autoritet tjetër mund të përbëjë shkak për abuzim dhe nuk do ti shërbente qëllimit për të cilin është krijuar kjo normë juridike.

E thënë në terma konkrete, në çdo rast, me justifikimin në kuadër të një operacioni për parandalimin e një vepre penale, Policia Gjyqësore mund ti kërkojë këto të dhëna nga operatori, i cili nuk ka as kompetencën dhe as kapacitetin e duhur për të bërë vlerësimin që kjo kërkesë është e bazuar në ligj apo jo./tema/

Share: