Home KRYESORE Moska: Vrasja e ambasadorit kishte për qëllim prishjen e marrëdhënieve Rusi-Turqi

Moska: Vrasja e ambasadorit kishte për qëllim prishjen e marrëdhënieve Rusi-Turqi

Rusia beson se vrasja e ambasadorit në Turqi synon përkeqësimin e marrëdhënieve mes Moskës dhe Ankarasë dhe se qëllimi ishte për të parandaluar normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Kjo vrasje shkon në favor të atyre që duan të mbjellin përçarje mes të Rusisë dhe Turqisë, të cilët dëshirojnë që të parandalojnë normalizimin e marrëdhënieve, si dypalëshe, ashtu edhe të atyre që forcojnë dhe unifikojnë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për situatën politike në Siri”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Gjithashtu, Kremlini njoftoi se në Ankara u dërguan hetuesit specialë rusë, por hodhi poshtë spekulimet se planifikon evakuimin diplomatëve rusë nga Turqia.

“Sipas të gjitha gjasave, kjo vrasje kishte për qëllim parandalimin e përpjekjjeve për të zgjidhur në mënyrë paqësore situatën në Siri. Megjithatë, kjo nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë në proces”, tha Peskov/360grade.al

Share: