Presidenti i sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka dënuar sulmin e të hënës mbrëma në Berlin – ku u vranë 12 persona dhe u plagosen 48 të tjerë – duke e lidhur sulmin me “terroristët islamikë”.
Trump ka thënë në një komunikatë: “ISIS-i dhe terroristët e tjerë islamikë vazhdimisht masakrojnë të krishterë në komunitetet e tyre dhe vendet e adhurimit si pjesë e xhihadit të tyre.”
Ai ka shtuar se sulmi, bashkë me atë në Turqi dhe Zvicër, tregoi se gjerat veçse po keqësohen, shkruan New York Post.
“Bota e civilizuar duhet të ndryshojë mënyrën e të menduarit,” shkroi ai në Twitter.