Dy ditë më parë u shfaq me sukses në skenën e TKOB, premiera e re e rivënies në skenë të operës “La Traviata”, ku në rolin kryesor, atë të Violetës, interpretoi sopranoja jonë e mirënjohur, Eva Golemi. Në këtë rol ka ardhur për të interpretuar edhe sopranoja franceze Pierrine Madoeuf. Sot, në rrjetin social Faceebok, sopranoja Golemi lajmëron se kjo është shfaqja e saj e fundit në këtë rol: “Sot shfaqja ime e fundit e La Traviata .. In bocca al luppo a tutti quanti .. Habitem si mund të bëhen deklarata (personale) nga dikush i rëndësishëm i kulturës tonë për të humbur apo mos humbur x apo y shfaqje, pa e parë akoma atë …. Çudirat shqiptare s’kanë të sosur…”
Ministria e kulturës Mirela Kumbaro nuk gjeti aspak kohë që të shikonte premierën e shfaqjes, por shkon në natën e dytë dhe u bën thirrje spektatorëve që të shikojnë interpretimin e sopranos franceze në rolin e Violetës. Kumbaro nuk e shikon të udhës që të mbështesë artisten shqiptare, por si gjithmonë, me servilizmin e saj, për të mos nënkuptuar tjetër gjë, bën thirrje për të ndjekur një artiste franceze që këndon natën e dytë dhe nuk beri thirrje publike për natën e parë, ose të mos prononcohej për asnjë. Ministria e kulturës, si zakonisht, tregohet e ngushte dhe i ndan artistet shqiptare, vlerëson ata që janë jashtë ose që vijnë nga jashtë dhe nuk respekton ata që punojnë gjithë vitin, mbushin sallën dhe kënaqin spektatorin.
Eva Golemi ka 15 vjet që e interpreton me sukses këtë rol, duke korrur gjithmonë duartrokitjet e publikut, që edhe në premierën e fundit u ngrit në këmbë dhe e duartrokit gjatë. Të mos harrojmë se dy ditë më parë, nga Akademia Kult, Eva Golemi mori çmimin si artistja e vitit 2015, me rolin e Mimisë nga “La Boheme”.
Në fund, në komentin e saj, sopranoja Eva Golemi shton: “Shfaqet janë njësoj e duhet të vlerësohen të tilla, kushdo qoftë .. Artistët janë të dashurit e Zotit e të publikut.. Askush nuk e di sa mund, punë e djersë derdhim ne në atë skenë të shenjtë.. Rroftë arti i mirëfillte e artistët e vërtetë …
Duke e parë nga pikëpamja artistike, ministria Kumbaro është “La Traviata” e vërtetë e kësaj historie./”360grade.al”