Home KRYESORE Tjetër sulm në Gjermani. Një person mbetet i vrarë!

Tjetër sulm në Gjermani. Një person mbetet i vrarë!

Marc Wachs, mbrojtësi i Dynamo Dresden, ka mbetur i plagosur pas të shtënave në dyqane në Ëiesbaden

Gjermani është tronditur sërish. Pas sulmit terrorist në Berlin, në një dyqan në Ëiesbaden ka mbetur një person i vrarë dhe një tjetër i plagosur.

Personi i plagosur është mbrojtësi i Dynamo Dresden, Marc Ëachs, shkruan gazeta gjermane, Bild, përcjell Express.

Ëachs i është nënshtruar një operacioni dhe është jashtë rrezikut për jetë ka njoftuar skuadra nga Bundesliga 2.

“Ne jemi të tronditur, të habitur dhe të prekur thellë. E gjithë familja e Dynamos qëndron prapa Marku dhe familje së tij “, ka thënë drejtori sportiv i Dresden, Ralf Minge, nëpërmjet faqes zyrtare të klubit.

Zëdhënësi i policisë, Markus Hoffmann ka konfirmuar për Bild se janë në kërkim për dy të dyshuarit, të moshës mes 20 dhe 30.

“Motivi i këtij aktit është i paqartë. Ne jemi tani në kërkim të autorëve, madje edhe duke përdorur helikopterë”, ka theksuar ai./lapsi.al

Share: