Home KRYESORE Majlinda Bregu drejt tërheqjes nga politika?

Majlinda Bregu drejt tërheqjes nga politika?

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu është shprehur sot se nga shtatori i vitit të ardhshëm mund të nisë të japë mësim në auditorë. E ftuar në emisionin “Vila 24” në News 24, ajo tha se “në shtator mund të nis punë sërish në auditor”.

“Unë e kam dashuruar gjithë kohën punën me studentët. Në momentin që mora vendimin për të vijuar full-time në televizion në atë kohë, në TVSH, i kisha të dyja propozimet dhe vendosa të punoja me kohë të plotë në fakultet” u shpreh deputetja e PD.

Bregu nuk bëri të ditur qartesisht nëse do të tërhiqet nga politika në përfundim të kësaj legjislature. Ajo është sot një ndër kritiket më të zëshme të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Nga ana tjeter nuk kanë munguar zërat se ajo nuk do të jetë pjesë e listave të PD-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare per shkak te zërit kritik ndaj Bashës./360grade.al

Share: