Partia e ish-kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski nuk do te marre pjese ne rivotimin qe do te mbahet ne Tearce te Tetovës.
Pasi Gjykata Administrative vendosi përsëritjen e zgjedhjeve ne nje qendër votimi, shefi i shtabit zgjedhor te VMRO-DPMNE, Nikolla Todorov lëshoi akuza se po synohet qe kësaj force t’i vidhet fitorja.
“Gjykatësit nga Gjykata Administrative qe votuan për ta pranuar padinë e LSDM-së morën nje vendim te paligjshëm te udhëhequr nga motive politike.
Ka skenarë për vjedhje të fitores zgjedhore, por kjo na bën edhe më të vendosur ne qëllimin qe te mbrojmë demokracinë, pasi jemi ne anën e popullit dhe te vërtetës”, tha shefi i shtabit te VMRO-DPMNE.
Pas vendimit per rivotimin forcat politike parashikojnë skenarë te ndryshëm ne favor te secilës prej tyre, por ne varësi te rezultatit numri i mandateve ne parlament mund te ndryshoje. Zgjedhjet e kane thelluar krizën politike dhe Departamenti i Shtetit ka shprehur shqetësim edhe per sulmet ndaj ambasadoreve te huaj. Persa i përket koalicioneve te mundshme, përfaqësues te partive shqiptare kane theksuar se nuk do te negociojnë me asnjë force per kërkesat e tyre.