Home KRYESORE Kush janë dy anëtarët e Kushtetueses që mbështesnin kërkesën e PD

Kush janë dy anëtarët e Kushtetueses që mbështesnin kërkesën e PD

Gjykata Kushtetuese hodhi sot poshtë kërkesën e PD për Vettingun. Ky vendim i hap dritën jeshile ligjit që të futet në fuqi menjëherë.

Kërkesa e PD është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese me 6 vota kundër ndërsa dy anëtarë të kësaj Gjykata dhanë votën pro ndaj kërkesës së opozitës.

Dy gjyqtarët që mbështesnin kërkesën e PD ishin Gani Dizdari dhe Besnik Ymeri ndërsa Bashkim Dedja kryetar i Gjykatës dhe anëtarët e terë, Vladimir Kristo, Vitore Tusha, Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxha dhe Fatos Lulo dhanë votën kundër kësaj kërkese.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të thotë se ligji i Vettingut që u miratua në Kuvend vetëm me votat e shumicës është Kushtetues dhe nuk shkel të drejtat e njeriut.

Partia Demokratike i kërkoi Gjykatës Kushtetuese që të shpallte ligjin anti-kushtetues, por kërkesa e opozitës është rrëzuar.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pro ligjit më të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi erdhi pak ditë pas opinionit final të Komisionit të Venecias, që e konfirmoi ligjin.

Me futjen në fuqi të ligjit të Vettingut pritet që të hapet edhe rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Europian, pasi kushti i vetëm për negociatat ishte fillimi i zbatimit.  Ky ligji ka në thelb të tij pastrimin e drejtësisë shqiptare nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, ndërsa procesi do të jetë i monitoruar edhe nga ekspertët e OPDAT dhe të Euralius.

Gani Dizdari

Besnik Imeraj

Share: