Home KRYESORE Gazetarja Halili meshë për Klejdin e ikur para kohe!

Gazetarja Halili meshë për Klejdin e ikur para kohe!

Gazetarja e njohur Erenestina Haili e cila me ikjen e parakohshme te te birit te saj nga jeta, te cilin e quante drite syri, u përballe me sfidën me te madhe te jetës se saj dhe pse jo, edhe te besimit te saj si katolike e devotshme ndaj Zotit Krisht, duket se po e përjeton me dinjitet këtë udhëkryq për çdo njeri dhe vecanerisht nene po me ndihmën e besimit te saj!

Halili ka organizuar një Meshe përshpirtje për te birin pikërisht ne Itali ku edhe kish lindur Klejdi i saj kur ata familjarisht ishin emigrante.

Ja cfare shkruan sot zonja Halili ne profilin e saj ne Facebook:

“I miri im, duhet ta kesh mësuar tashmë sa të deshën, sa të duan, sa u mungon…Një meshë për ty, aty ku San Pio ka shtëpinë e shpirtit, dashurisë e devocionit, në Itali, vendlindjen tënde…Jepu Zot, pushimin e pasosun… pushofshi në paqë! Amen!”

Share: