Home KRYESORE Beqja përgatit me shpejtësi dy konçensione të tjera në shëndetësi! Prokurime dhe...

Beqja përgatit me shpejtësi dy konçensione të tjera në shëndetësi! Prokurime dhe ne 2018!

Ministria e Shëndetësisë po përgatitet që brenda 6 muajve të parë të vitit 2017 të japë me koncension menaxhimin e mbetjeve spitalore dhe shërbimin e ambulancave.

Në të dyja këto iniciativa, palë e interesuar direkte janë spitalet private.

Burime nga kjo ministri janë shprehur se Beqaj është përpjekur t’i spostojë në kohë këto koncensione, por ka qenë orientimi i qartë i Kryeministrit Rama që të veprohej pa humbur kohë.

Një tjetër vendim që po përgatit qeveria, lidhet me tenderët e përqëndruar, që zënë rreth 80% të volumit të të gjithë spitaleve.

Kjo do të thotë se, nëse aktualisht një spital e ka buxhetin 100 lekë, 80 lekë i prokuron direkt ministria dhe vetëm 20 mbeten në dorë të administratorëve të spitalëve.

Por për vitin 2017, ministri Beqaj parashikon të ndërmarrë një veprim të pazakontë: Të bëjë edhe prokurimet e vitit pasardhës, pra vitit 2018.

Justifikimi është se ‘dopio prokurimi’ bëhet për të lehtësuar punën për vitin 2018.

Edhe pse e quan reformë, ‘de facto’ Rilindja është duke kaluar në mënyrë të paprecedentë në dorë të privatëve gjithë strukturën dhe shërbimet shëndetësore sikur të ishin stalla.

Koncensioni i check-up-it, dializës, sterilizimit dhe laboratorëve duket se kanë qenë vetëm fillimi i zbatimit të kësaj politike agresive koncensionare, e cila ka nisur të japë efektet si një skemë e paleverdisshme korruptive dhe tërësisht në dëm të interesit publik. /Hashtag.al/

Share: