Home KRYESORE Kreu i Policisë së Tiranës ‘kërcënon’ këngëtarët (VIDEO)

Kreu i Policisë së Tiranës ‘kërcënon’ këngëtarët (VIDEO)

Me rastin e festave të fundvitit, Policia e Tiranës ka organizuar me të gjithë punonjësit një festë në një prej lokaleve të kryeqytetit.

I pranishëm ka qenë edhe drejtori i policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, i cili në fjalën përshëndetëse që ka mbajtur ka kërkuar nga policia që vitin e ardhshëm duhet që puna e bluve të kryeqytetit të rritet në tri drejtime: Në performancë më të mirë, komunikim me qytetarët dhe rritjen e zbulueshmërisë të krimeve.

Po ashtu, Hodaj i ka falënderuar punonjësit e policisë për punën e palodhshme që kanë bërë gjatë këtij viti.

Në fund të fjalës, kreu i policisë së Tiranës me humor ka paralajmëruar këngëtarët e lokalit të natës se nëse ata nuk bëjnë muzikë të mirë, do të shoqërohen në Polici. Po ashtu, gjatë kësaj mbrëmje, përveç surprizave, janë shpërndarë edhe dhurata. /Gazeta Express/

Share: