Home KRYESORE Besnik Aliaj refuzon pjesmarrjen në seancen ilegjitime të Keshillit Bashkiak për Planin...

Besnik Aliaj refuzon pjesmarrjen në seancen ilegjitime të Keshillit Bashkiak për Planin Rregullues

Nga Besnik ALIAJ

Te premten e kaluar administrata e Keshillit Bashkiak ne emrin tuaj na dergoi nje ftese per takim me hartuesit e planit te ri te pergjithshem vendor te bashkise se re Tirane, dhe administrates ekzekutive te bashkise. Edhe pse kjo ftese vinte ne nje kontekst aspak ligjor dhe moral nga ana e hartuesve te planit, une ne pozicionin e nen-kryetarit te Komisionit te Keshillit Bashkiak per Planifikimin, Zhvillimin dhe Mbrojtjen e Territorit dhe Mjedisit ne menyren me konstruktive dhe ne respekt te institucionit dhe zgjedhesve, mora projese ne takim dhe degjova me durim prezantimin. Materialet me 4,800 flete tekst dhe harta carcaf na ishin dhene dispozicion vetem 48 ore para takimit dhe vetem ne forme elektronike.

Takimi filloi nje ore me vonese per shkak te mosparaqitjes ne kohe te kryetarit te bashkise i cili ne paragjykim evindent kish menduar se keshilltaret e opozites perfshi dhe mua, nuk do te parqiteshim. Ne te kundert ne erdhem beme pytje dhe nuk morem pergjigje. Ne disa raste nga ekspertet madje u thane dhe te paverteta. Vete kryetari pasi hapi takimin me replika te panevojshme politike, nuk qendroi ne takim me shume se 10 minuta dhe iu shmang ballafaqimit. Ne gjysem te takimit u largua edhe nenkryetari.

Dje, dite e merkure, u organizua edhe mbledhja e Komisionit te Keshillit Bashkiak per Planifikimin e Territorit. Une isha i vetmi perfaqesues nga opozita qe mora pjese, dhe kuorumi i komisionit ishte minimal. Ne pranine e kryetarit te komisionit qe u tregua korrekt, ngrita nje sere ceshtjesh e pyetjesh qe kerkonin pergjigje te analizuar. Per arsye korrktese u lash kohe administrates se bashkise qe ne se nuk pergjigjeshin dot direkt, te me dergonin pergjigje specifike me shkrim, ne forme zyrtare ose me email. Deri ne kete moment para mbledhjes se keshillit bashkiak ata kane deshtuar ta bejne kete gje. Madje duke mos ju pergjigjur pyetjeve shpesh tentuan te personalizojne dhe divijojne biseden ne ceshtje qe nuk kane fare lidhje me planin e bashkise Tirane. Kjo ishte nje sjellje teresisht jo etike dhe aspak institucionale e ligjore, qe me sa duket kish frymezim nga drejtuesit e bashkise, te cilet dje ne darke plani-tirpermes disa mediave i cuan me tej tentativat per sulme dhe personalizime te nje debati i cili ka natyre dhe thelb thellesisht publik.

Ne keto kushte:

–         Ne mungese totale vullneti nga ana a drejtuesve dhe administrates se bashkise per te komunikuar dhe per te bere transparence,

–         Ne mungese totale repekti per institucionet: keshillin bashkiak, komisionin e planifikimit te territorit ne keshillin bashkiak, dhe keshilltaret e opozites,

–         Ne vazhden e nje keqtrajtimi, tallje dhe mosinformimi ndaj qytetareve, profesisonisteve dhe akademikeve …

… une mendoj se nuk kemi me lluksin te ulemi ne nje tavoline dhe te diskutojme e votojme nje proces dhe dokument ilegjitim. Tashme kemi hyre ne informalitet! Si rrjedhoje une nuk mund te behem legjitimues i nje procesi dhe dokumenti jo legjitim, qofte edhe permes pranise sime apo votimit kundra ne emer te detyrimeve politike. Si qytetar i lire dhe profesionist deklaroj se per aq sa jam informuar deri ne kete moment mbetem thellesisht kritik dhe kunder ketij procesi e dokumenti planifikimi, dhe refuzoj te marr pjese ne nje seance jo korrdkte nga pikepamja ligjore. Ne te kundert e gjitha do te perdoret vetem per show ne nje situate kur publiku eshte i tulatur nga keqinformimi, mediat cuditerisht jane te heshtura, ndersa maxhoranca vendimmarrese mbetet me teper se refraktare dhe aggressive ndaj bashkepunimit. Ne keto kushte une ndihem i perjashtuar qellimisht, se bashku me nje grusht keshilltaresh kritike, disa pak gazetare realisht te pavarur, dhe aktiviste idealiste. Kusuri eshte heshtje e frikshme dhe me pasoja!

Duke qene se edhe prania e opozites ne keshill bashkiak prej disa mbledhjesh eshte e kushtezuar, per shkak te krijimit te nje klime te qellimshme tensioni dhe arrogance, si pasoje e se ciles mua dhe kolegeve te mi kritike disa here ne menyre te perseritur na eshte mbyllur goja permes forces se kartonit dhe veliaj-fytyr-bvotimeve jo-proceduriale ne grup, te disa ceshtjeve komplekse, brenda pak sekondash dhe pa diskutim, duke merre vendime teper te diskutushme dhe me kosto te larte per qyetetin, une kam bindjen qe mbledhja e sotme po shkon perseri drejt te njejtit skenar. Gjithe procesi dhe faktet ne 8 ditet e fundit e provojne tashme kete! Une personalisht nuk mund te jem me naiv te pretendoj se ne sallen e keshillit bashkiak operohet me standard jodemokratike. Ne kushtet e nje qeverisje gati putiniste une e refuzoj pjesmarrjen per t’u mos u bere pjese e nje akti te dhunshem dhe antiligjor dhe ju ftoj edhe ju te reflektoni qendrimin tuaj si moderator dhe garant procedurial-ligjor i seances.

Ju bej thirrje juve personalisht qe te bllokoni sot procesin e miratimit te ketij plani dhe te krijoni minimalisht nje hapesire 3 mujore per konsultim real publik me grupet e interesit ne respekt te Nenit 2 te Ligjit te Planifikimit te Territorit – pika 11 të Rregullores së Planifikimit të Territorit ku parashikohet edhe ngritja e strukturave konsultative edhe nga keshilli bashkiak te “Forumit Keshillimor Vendor” me pjesmarrje reale dhe jo fiktive te individeve te spikatur dhe grupimeve aktive qe shprehin interes te vazhduar per qyetin.

Ju bej thirrje, ju dhe gjithe keshilltareve bashkiake, dhe gjithe administrates qe kane firmosur projekt vendimin e planit per mbledhjen e sotme ta terheqin ate urgjentisht si nje dokument qe nuk bazohet tek procedurat dhe aktet e plota ligjore. Ne te kundert ne rast miratimi te planit, une ju uroj sukses ne rrugetimin drejt informalitetit, dhe jap doreheqjen time te parevokueshme nga cdo funksion dhe angazhim ne nje keshillin bashkiak qe ne keto kushte nuk do ishte ne gjendje te tejkaloje politizimin dhe dalloje konfliktin e interesave ne nje dokument me shume rendesi per te ardhmen dhe jeten ne qytet. Natyrisht do ta vijoj anagazhimin tim per qytetin si qytetar dhe profesionist i lire. Kjo sepse une nuk mund te pres kater apo tete vjet dhe historia te filloje nga e para, sic ka ndodhur deri me sot! Nderkohe sheshi-veliaj-parkingqe kjo e sotmja i kalon te gjitha parashikimet!

Me poshte po deklaroj keto konstatime duke falenderuar keshilltare te tjere te pergjegjshem dhe kritike nga opozita per mbeshtetjen qe me kane dhene si dhe ne hartimin e ketij dokumeti, duke evidentuar, mbi draftin e Planit e Përgjithshëm Vendor (PPV) tё Bashkisë sё Tiranёs 2016 keto probleme deri me sot:

Se pari,

po bej nje hyrje te sfondit ligjor ku eshte operuar me hartimin e planit te ri:

Me dt.31.07.2014 u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë ligji nr.115/2014, për “Ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, i cili përveç çështjeve të tjera përcaktoi edhe territorin e ri administrativ të Bashkisë së Tiranës.

Sipërfaqja e re e territorit nën administrimin e Bashkisë Tiranë është rritur 26 herë, duke përfshirë komuna që më parë kanë qenë jashtë territorit të Bashkisë dhe duke i transformuar ato në 13 njësitë e reja administrative, perfshi: Petrelë, Farkë, Dajt, Zall Bastar, Bërzhitë, Krrabë, Baldushk, Shëngjergj, Vaqarr, Kashar, Pezë, Ndroq dhe Zall Herr.

Po në datë 31.07.2014 është miratuar ligji 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i cili pezulloi zbatimin e Planit të Përgjithshëm Vendor ne fuqi të Bashkise se Vjeter Tiranë miratuar ne vitin 2013 (qe mbetet deri tani i vetmi plan qe nga viti 1989 deri sot, qe ka kaluar gjithe procedurat ligjore dhe te konsultimit, dhe eshte miratuar si nga Keshilli Bashkiak edhe nga Qeveria). Ligji i 2014-s pezulloi të gjitha planet vendore të miratuara në territorin e Republikës së Shqipërisë ne teresi. Ndër të tjera, ky ligj përcaktoi në nenin 58 të tij se: “ngarkohen autoritetet vendore të planifikimit të miratojnë dokumentet vendore të planifikimit jo më vonë se 2 vjet nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji”, pra sipas këtij neni Plani i ri urbanistik i Tiranës duhej të ishte miratuar në jo me vone se 01 tetor 2016. Dhe ne kete moment qe flasim ne jemi jashte afateve dhe percaktimeve ligjore.

Se dyti,

referuar nenit 60-te te Ligjit per Planifikimin e Territorit specifikohet se:

Ngarkohet Këshilli i Ministrave, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve përkatëse të ligjit.

Me datë 13.05.2015 miratohet Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.408 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit te territorit”.

Me datë 29.07.2015 miratohet Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.671 “Për miratimin e rregullores së planifikimit të territorit”.

Me datë 14.06.2016 miratohet:

MBLEDHJE E KESHILLIT BASHKIAK - Kryetari i Bashkise se Tiranes Erion Veliaj, duke folur gjate nje mbledhje te Keshillit Bashkiak te Tiranes, ku eshte miratuar ligji per parkingjet me pagese./r/n/r/nCITY COUNCIL - Mayor of Tirana Erion Veliaj, speaks during a session of City Council.

MBLEDHJE E KESHILLIT BASHKIAK –

me Vendimin nr.1, të Këshillit Kombëtar të Territorit “Plani i Përgjithshëm Kombëtar”,

dhe me Vendimin nr.3 të KKT-së miratohet “Plani i integruar ndërsektorial për zonën ekonomike Tiranë-Durrës”,

për të cilet nuk jane publikuar materialet në Regjistrin e Integruar të Territorit apo në ndonjë portal tjetër të planifikimit të territorit.

Për këtë shkak nuk eshte e mundur verifikimi i transparences publike dhe ai ligjor nga ana e Keshillit Bashkiak ne lidhje me përputhshmërinë e Planit të Ri të Bashkise se re te Tiranës, si detyrim ligjor, me aktet e sipërpërmendura, pasi nuk jane bere ende transparente dhe nuk ekzistojnë të publikuara pavarësisht përcaktimeve të ligjit për t’i bërë ato publike.

Nderkohe me Vendimin nr. 64, dt. 30.12.2015, Këshillit Bashkiak miratoi “Nismën për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor për Bashkinë e Tiranës”, vendim i cili ngarkon Kryetarin e Bashkisë për ndjekjen e procedurave ligjore për hartimin e këtij plani sipas akteve në fuqi për planifikimin.

Me dt.06.08.2015 Ministria e Zhvillimit Urban dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit shpallën garën për përzgjedhjen e kompanisë qe do të asistonte Bashkinë e Tiranës për hartimin e planit të përgjithshëm me një fond limit prej 55,824,000 leke. Në përfundim të procedurës, u përzgjodhën fitues studiot “Stefano Boeri Architetti”, UNLAB dhe IND, të cilat kanë hartuar draftin e Planit të Përgjithshëm Vendor, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.

Por ne nje vlerësim teknik të draft-Planit të Ri Vendor 2016, referuar dokumentit te analizës së thelluar të territorit për Planin e Përgjithshëm Vendor 2013 përveç të tjerave thuhet sa më poshtë:

“Statusi i Projektit: -Plani rregullues 2013 është akoma në fuqi. Bashkia ka të drejtë të autorizojë leje ndërtimi duke ndjekur rregullat dhe rregulloren e caktuar nga Plani Rregullues 2013.”

Ketu kemi nje problem tjeter ligjor dhe moral pasi Plani i 2013-s eshte pezulluar ligjerisht, dhe eshte anatemuar publikisht. Nderkohe qe Bashkia Tirane ka vijuar te funksionoje te jape leje ndertimi per subjekte publike dhe private ne baze te planit te 2013-s, referuar akteve ligjore te paqarta, per te cilat nuk jane ne dijeni as Keshilli Bashkiak dhe as publiku. Theksoj se ky Keshill se bashku me Kryetarin e Bashkise jane dy autoritetet qe bashkeqeverisin kompetencen e planifikimit dhe zhvillimit te territorit ne juridiksionin e bashkise.

Si rrjedhoje, dua te nenvizoj se ne keto kushte vendimet e administrates se re te Bashkisë Tiranë,

MBLEDHJE E KESHILLIT BASHKIAK - Nenkryetarja e Bashkise se Tiranes, Brunilda Paskali, duke folur gjate nje mbledhje te Keshillit Bashkiak te Tiranes./r/n/r/nCITY COUNCIL - Deputy Mayor of Tirana, Brunilda Paskali, speaks during a session of City Council.

MBLEDHJE E KESHILLIT BASHKIAK

referuar Këshillit Kombëtar të Territorit, pas zgjedhjeve vendore te 2015-s e ketej në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit jane pajustifikuara ligjerisht, ne tejkalim te ligjit 107/2014 “Për planifikimin e territorit” dhe në kundërshtim me kompetencat kushtetuese të pushtetit vendor dhe ligjin e planifikimit të territorit.

Ne kete situate une mendoj qe Keshilli i Bashkise ne respekt te kompetencave te veta duhet te ndermarrin urgjentisht nje verifikim te situates ligjore te funksionimit te administrates se bashkise ne kete fushe nderkohe qe eshte hartuar plani i ri. Kjo duhet bere sidomos per procedurat dhe bazen ligjore te projekteve strategjike qe po zbatohen ne Parkun e Liqenit, Stadiumin Kombetar, Sheshin Skenderbej, apo lejeve te ndertimit te dhena subjekteve private, etj, te cilat duhet te kishin pritur me pare perfundimin dhe miratimin e planit te ri te bashkise, dhe rrjedhimisht konfirmimin e ligjimitetit te tyre.

Kjo situate behet edhe me e komplikuar ligjerisht pasi me Vendimin nr.9, dt. 17.02.2016 “Për zbatimin e Planeve të Përgjithshme nga Autoritetet Vendore të Zhvillimit të Territorit” dhe Vendimin nr.16, dt.07.06.2016 “Për një ndryshim në Vendimin nr.9, dt.17.02.2016 “Për zbatimin e Planeve të Përgjithshme nga Autoritetet Vendore të Zhvillimit të Territorit”,Këshilli Kombëtar i Territorit ka marre praktikisht kompetencat e Kuvendit të Shqipërisë duke rikthyer në fuqi ligjin e vjeter nr.10119 “Për planifikimin e territorit” dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, qe ishin shfuqizuar me datë 01.10.2014 me hyrjen në fuqi të ligjit të ri nr. 107/2014.

E them kete pasi pas miratimit të këtyre vendimeve të Këshillit Kombëtar të Territorit,Bashkia e Tiranës ka proceduar me miratimin e Planeve te Detajuara Vendore (PDV, faza e pare dhe e dyte), si dhe te lejeve të ndërtimit në kundërshtim të hapur me ligjin duke sjellë përsëri pavlefshmërinë e këtyre akteve. Kjo gjë ka ndodhur paralelisht kur ishte marre nisma per hartimin e planit te ri rregullues, dhe në një kohë që Bashkia Tirane shumëfishoi taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtuesit që pajisen me këto akte (ne fakt të pavlefshme).

Me këtë procedurë janë miratuar leje ndërtimi si dhe rreth 50 PDV faza të dyta (sheshe ndërtimi), të cilat mesa duket do të mbeten në fuqi edhe pas miratimit të planit të ri, sipas pikave 8, 9 dhe 10 të nenit 83 të draft rregullores së Planit të ri. Por me kete logjike ligjore administrata e bashkisë ka shmangur praktikisht kontrollin e ligjshmërisë nga ana e Këshilli Bashkiak duke tejkaluar kompetencat kushtetuese. Ligji nr. 107/2014, datë 31.07.2014, në pikën d, të nenit 12 të tij i cakton keshillit bashkiak përgjegjësinë për të: “rikthyer për shqyrtim, tek Kryetari i Bashkisë, planet e detajuara vendore, në rast se konstaton mosrespektim të kërkesave ligjore.” Kjo situate jo-korrekte ligjore ka cuar ne vendime me shkelje të hapur të legjislacionit te planifikimit, perfshi dhe ligjin nr.9048 datë 07.04.2003 “Për trashëgiminë kulturore” i ndryshuar, si dhe VKM nr.180 datë 14.04.2000 “Pёr shpalljen monument kulture tё aksit kryesor dhe qendrёs historike tё qytetit tё Tiranёs”, si ne rastin e Stadiumit Kombetar edhe te Sheshit Skenderbej.

 Se treti,

mungesa e theksuar dhe antiligjore e transparencës publike, dhe e korrekteses intitucionale ndaj keshillit bashkiak dhe komisionit te planifikimit te territorit, si autoritete ligjore gjatë procesit të hartimit të planit të ri.

Konstatohet me keqardhje një mungesë e theksuar transparence në procesin e hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor të Qytetit të Tiranës, megjithese ligji nr.107/2014 parashikon qartë procedurat, afatet, mjetet e publikimit në mënyrë që çdo draft/dokument i këtij plani të jetë në dispozicion të qytetarëve, pronarëve, institucioneve, profesionistëve, grupeve të interesit, anëtarët e Këshillit Bashkiak të cilëve ligji u jep të drejtën e miratimit të këtij plani, në mënyrë që ata të kenë mundësi të japin sugjerimet e tyre për procesin, të respektohen të drejtat e pronësisë, si dhe garantohet interesi publik.

Ligji 107/2014, datë 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, në neni 23 të tij shpreh qartë procedurën që duhet ndjekur për këshillimin dhe takimin publik, si më poshtë:

1. Autoriteti përgjegjës për hartimin e dokumentit të planifikimit organizon një ose më shumë seanca takimi publik dhe këshillimi përpara çdo vendimmarrjeje (minimumi jane 2-4: Analiza, Strategjia, Plani + Vleresimin Mjedisor) që ka lidhje me planifikimin, dhe i përsërit ato, sipas nevojës, me qëllim informimin e plotë të palëve të interesuara dhe zgjidhjen e konflikteve.

  1. Autoriteti përgjegjës i planifikimit i njofton publikut dhe palëve të interesuara vendin, datën dhe orën e çdo takimi publik dhe vë në dispozicion të tyre projektin e dokumentit të planifikimit, të paktën 30 ditë përpara takimit. Njoftimi kryhet përmes botimit të informacionit në regjistër dhe në dy gazeta me qarkullim më të madh ose në organe të tjera të medias.
  2. Palët e interesuara kanë të drejtë që, gjatë periudhës nga data e njoftimit, sipas pikës 2 të këtij neni, deri në datën e përcaktuar të takimit publik, të kenë akses në materialet e informacionet që lidhen me dokumentin e planifikimit, përfshirë përmbledhjen e procesit të bashkërendimit, të kryer sipas nenit 23, të këtij ligji, dhe në vërejtjet, propozimet e përfundimet e arritura gjatë këtij procesi. Aksesi i tyre sigurohet, paraprakisht, në kohë të mjaftueshme e në mënyrë efektive nëpërmjet regjistrit dhe një ose disa mjeteve tradicionale të informimit.
  3. Përmbledhja e vërejtjeve apo propozimeve gjatë takimit publik i bashkëlidhen projektit të dokumentit të planifikimit, të paraqitur për miratim, dhe njoftohet së bashku me të nëpërmjet botimit në regjistër dhe një ose disa mjeteve tradicionale të informimit.
  4. Në mbështetje të vërejtjeve apo propozimeve të marra, autoriteti përgjegjës për hartimin e dokumentit të planifikimit ndryshon projektaktin ose jep arsyet e argumentuara të moskryerjes së një ndryshimi të tillë. Projektakti, së bashku me ndryshimet ose argumentimin e moskryerjes së ndryshimit, përcillet për miratim tek autoriteti/organi përkatës brenda 30 ditëve nga data e organizimit të takimit publik.
  5. Në rastet kur projekti i dokumentit të planifikimit rishikohet nga autoriteti përgjegjës, në bazë të vërejtjeve e propozimeve të bëra gjatë takimit publik, për çështje thelbësore të përmbajtjes së tij, autoriteti përgjegjës i planifikimit organizon një takim publik shtesë, sipas përcaktimeve të sipërpërmendura të këtij neni.
  6. … Autoriteti i planifikimit, ose personi i autorizuar … e bëjnë këtë informacion të disponueshëm për publikun.

Në të gjitha rastet, për të gjitha fazat e deritanishme, nuk është respektuar asnjë nga afatet e pëcaktuara në ligj për publikimin në Regjistrin e Integruar të Territorit dhe portalet e tjera të planifikimit të territorit.

Nderkohe njoftimet e afishuara ne Regjistrin e Integruar të Territorit (RIT), sipas fazave janë realizuar si më poshtë:

  1. Vendimi për ndërmarrjen e nismës miratuar me vendim të Kryetarit datë 23.12.2015, vendimi nr. 64 datë 30.12.2015 i Këshillit Bashkiak për miratimin e nismës dhe relacioni shoqërues janë publikuar vetëm në RIT (vështirë të aksesueshme per publikun). Asnjë dokument i nismës apo material hartografik nuk është publikuar në faqen zyrtare të Bashkisë Tiranë. Asnjë qytetar i Tiranës nuk ka informacion lehtësisht të aksesueshëm rreth fillimit të hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor të Qytetit të Tiranës.
  2. Njoftimi për dëgjesen e parë dhe të dytë publike, zhvilluar pranë ambjenteve të të Muzeut Kombetar dhe Tirana International Hotel (Vizioni dhe Plani Strategjik dhe Tirana calling) nuk janë publikuar në faqën zyrtare të Bashkisë së Tiranës (BT). Keshilltaret dhe antaret e komisionit te planifikimit nuk kane patur ftese, ne menyre selektive.
  3. Njoftimi për dëgjesën e tretë publike Faza II Prezantimi i Strategjisë së Zhvillimit të Territorit të datës 21.06.2016 (Zhvilluar pranë ambjenteve të Muzeut Kombetar, me vonë ndryshuar në Hotel Plaza), në regjistrin e Integruar të Territorit mban nr.prot 18125 datë. 13.06.2016 (vetem 8 ditë përpara takimit), nderkohe qe duhet të ishin publikuar 30 ditë përpara dhe RIT dhe faqen e BT). Keshilltaret dhe antaret e komisionit te planifikimit nuk kane patur ftese, ne menyre selektive.
  4. Njoftimi për dëgjesën publike për fazën III (Zhvilluar pranë ambjenteve të Qendrës Kombëtare “Pjetër Arbnori”), nuk është publikuar ende në Regjistrin e Integruar të Territorit. Ndërsa në faqen zyrtare të bashkisë së Tiranës njoftimet për takimin e datës 10.10.2016 janë publikuar vetem në datën 09.10.2016 (nje dite para). Në regjister RIT, nga dokumentet e fazës së tretë janë publikuar vetëm hartat (te cilat duhet të ishin publikuar 30 ditë përpara si në RIT dhe faqen zyrtare te Bashkise). Nderkohe qe akoma nuk është publikuar Rregullorja e PPV-së.

 Konkluzioni eshte qe:

sikurse për rastin e miratimit të PDV-ve, edhe në këtë rast është anashkaluar Këshilli Bashkiak në kundërshtim me përcaktimet e gërmes “ç” e pikës 2, të neni 12, të ligjit 107/2014 i cili shprehet se ndër të tjera përgjegjësi e Këshillit Bashkiak është edhe për të“monitoruar respektimin e kuadrit ligjor për pjesëmarrjen dhe shqyrtimin publik të dokumenteve vendorë të planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit, gjatë procesit të hartimit të tyre;”. Theksojmë këtu që Këshillit Bashkiak i vihen në dispozicion vetëm disa ditë para datës së mbledhjes drafti i planit.

Se katerti,

ka probleme serioze në përmbajtje dhe në ligjshmëri të materialit te planit të paraqitur:

Koalicioni i kompanise fituese të garës për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor 2016, “Stefano Boeri Architetti”, UNLAB dhe IND fillojnë punën për hartimin e draftit të këtij dokumenti me dt. 28.01.2016, pas lidhjes së kontratës autoritetin kontraktues. Gjatë shqyrtimit të dokumenteve të paraqitura tërheqin vëmendjen pikat/çështjet e mëposhtme.

1.     Hartimi i ketij plani eshte nje rast tjeter i humbur per ta paisur Tiranen me nje plan gjitheperfshires dhe konsensual, qe te kete sa me pak kontestime ne zbatim. Ngutja e administrates bashkiake nga presioni elektoral, dhe mosnjohja e kontekstit shqiptar nga ekspertet e huaj kane perkeqesuar produktin final. Plani deshton te shoqerohet me nje Plan Investimesh Kapitale serioz, dhe kjo mbulohet me 6 faqe tekst. Nuk thuhet sa eshte fatura financiare totale e perafert e ketij plani ne 15 vjet, si perkthehet kjo ne taksa per xhepin e qytetarit dhe sa realist eshte per ekonomine e familjes mestare ne Tirane. Ne teresi hartat dhe materiali shkruar kane shume mosperputhje, per te cilat nuk mund te garantohet ne se jane lapsus njerezor apo te qellimshme.

2.     Plani parashikon pas 15 vitesh nje projeksion popullsie per Bashkine Tirane me rreth 1.2 milion banore dhe kapacitet akomodues maksimal 1.6 milion banore. Nuk ka garanci per statistikat e perdorura, metodologjine e perllogaritjes, ne nje kohe qe vendi ka renie ekeonomike, renie popullsie, dhe largim masiv ne emigracion. Nuk ka projeksion per nevojat e pervitshme per toke dhe strehim, dhe mbi burimet ekonomike qe mbeshtesin zhvillimin e tyre.

3.     Plani thekson se synon policentrizmin, por ne fakt promovon te kunderten; monocentrizimin. Cdo njesi dhe qender e banuar duhet te kaloje patjeter ne qender per te shkuar ne nje njesi tjeter. Pertej gjuhes se forte metaforike, nuk ka parashikim per nje infrastrukture integruese te bashkise qe shmang kalimin e domodoshem nga qendra, dhe krijon identitetin e bashkise se re te Tiranes. Skema eshte e forte radiale, dhe te gjithe komunitetet jane satelite te bashkise meme. Territori brenda bashkise dhe ne raport me fqinjet nuk eshte pare si nje organizem i gjalle qe ndervepron fort ne anen ekonomike dhe sociale pavaresisht kufijve administrative ne harte. Ne llogaritjet e ngarkesave, presioneve dhe zhvillimeve jane injoruar bashkite fqinje.

4.     Koncepri i “Kaleidoskopit” dhe “Afreskut” duket me shume sikur e fragmentarizon se sa unifikon bashkine. Zona rurale ka shume pak vemendje, ndersa gjithe vemendja eshte perqendruar ne bashkine e vjeter (Tiranen urbane), territori i se ciles propozohet te desifikohet, intensifikohet dhe te rrethohet me nje kufi fashe te gjelbert (qe te kujton disi vijen e verdhe) me 2 milion peme – ide mjaft interesante, por e pajustifikuar me mjetet ligjore dhe instrumente/incentiva ekonomike, per menyren se si do te operohet, aq me teper qe shumica e territorit eshte ne toke private dhe bujqesore. Nderkohe te mos harrojme pervojat e hidhura te Golemit ku nje zone kaotike zhvillimi per turizmin u ndertua mbi pyll me argumentin se pylli do investohej nga prapa, por sot e kesaj dite qe kurre nuk eshte bere. Mungon nje qasje sistemike qe do te bente diferencen e zonave me funksione te ndryshme, por do t’i lidhte ato ne nje skelet te perbashket zhvillimi.

5.     Propozohet vertikalizimi i bashkise ne zonen urbane, dhe nuk ka investime ne qendrat e banuara ne zonat rurale, pervec nje analize SWOT. Por vertikalizimi i qytetit permes tipologjise se kulles dhe intensifikimit, kerkon operancione masive dhe te kushtueshme ne infrastrukture, garantimi i te ciles dhe burimet fiananciare jane te paqarta. Ata qe mbeshtesin kete skeme harrojne se Shqiperi pas 2010 ka hyre ne recension ekonomik dhe bumi i pasurive te patundshme dhe kreditimit tashme ka mbaruar, si ne gjithe boten. Ne vend te promovimit te nje skeme ku kemi nje balance te re te problematikave dhe potencialeve te zhvillimit te integruar urban-rural, po promovohet nje skeme finacimi dhe investimi me natyre piramidale, qe rrezikon ta falimentoje qytetin dhe ekonomine e tij. Ne te kundert plani propozon rizhvillim e bazuar tek zhvilluesit, dhe ku shteti lan duart vetem me leje dhe koordinim, gje qe do te shoqerohet ne praktike me shembie banesash, operacione te forta urbanistike, tensione sociale ne kushtet e nje sistemi problematik pronesie, drejtesie, dhe administrate te dobet.

6.     Plani promovon nje sistem radial unazor rrugor per pjesen urbane, dhe propozon hapjen e rrugeve te reja qe eshte e nevojshme, por deshton ne evidentimin e burimeve dhe menyres se financimit dhe te shpronesimit. Ky i fundit i lihet zhvilluesve ne dore permes procesit te rizhvillimit duke lene vend per abuzim. Skema radial unazore per qytete me nje rreze mbi 2 km dhe mbi 500 mije banore ne fakt eshte problematike. Shtimi i unazave do te rrise presionin e trafikut ne rritje drejt qendres dhe ne kryqezimet sa me afer qendres. Propozimi i Institutit Berlage ne 2003 per zhvillimin e “Tiranave paralele” per te atakuar obsesionin tone per unazat, apo propozimi i USAID po ne 2003 per sisteme integruese orbitalesh nuk jane marre ne konsiderate. Pervec hapjes se rrugeve te reja dhe promovimit te Tramit dhe Rapid Bus System nuk ka ide konkrete dhe afate per zgjidhjen e problemit te menaxhimit te trafikut. Seksionet e rrugeve dhe sistemeve per kete qellim jane te pamjaftueshme. Konsiderimi i makines private si “LUKS” eshte nje koncept shume i gabuar dhe antitreg qe te kujton disi te kaluaren. Aq me teper ne kushte kur nuk ka alternativa te mira dhe te perballueshme nga autoritetet. Dhe ne kushtet ku vec rasteve te makinave te luksit, makina ne shumicen e rasteve eshte per familjet mestare/varfera, apo ciftet e reja, nje mjet pune, qarkullimi dhe jetese reale brenda dhe jashte qyetetit. Ne nuk mund te penalizojme njerezit dhe modelin e tyre te jeteses, por te japim alternative me te mire qe konkuron automjetin privat ne kosto, cilesi, kohe dhe aspekt mjedisor e shendetesor.

7.     Flitet kryesisht per ruajtjen e trashegimise ndertimore te shek. 20, dhe kryesisht te periudhes komuniste, por nuk behet asgje per Tiranen historike. Statusi i saj eshte hequr per arsye banale elektorale. Natyrisht zhvillimi do te vije edhe ne keto zona, por ta transformosh ate ne nje zone banale si te gjithe te tjerat, dhe te mos rrisesh vleren e pronave ekzituese permes stimujve ekonomike dhe futjes se tyre ne tregun e turizmit tradicional, eshte nje shans i humbur, dhe spastrimi i dyte i eger qe i ka ndodhur qytetit organik te Tiranes pas komunizimit. Nuk shoqerohet kjo as me masa konfirmuese ligjore nga ministria e linjes dhe institucionet e specializuara te trashegimise.

8.     Instrumentat e zhvillimit ne plan tejkalojne ato te parashikuara ne ligj: TDZH (trasferimi i te drejtes se zhvillimit) dhe INK (intensiteti i ndertimit me kushte. Ka madje nje keqkuptim te eksperte italiane te logjikes se ligjit shqiptar me ate italian. Ne se ne Itali keto instrumenta perdoren per barazi sociale dhe rishperndarje mireqenie publike, ne Shqiperi ato i referohen mbrojtjes se natyres, tokes bujqesore dhe trashegimise. Plani cuditerisht propozon zhvillim disi abuzim permes copezimit me tej te njesive te vogla te zhvillimit, kritereve qe i lihen ne dore administrates t’i percaktoje, dhe bonuseve per projektim apo per eficence energjie, qe skane lidhje fare me kete logjike e mund te cojne ne abuzim nga administrata ne raport me zhvillues te caktuar

9.     Vleresimi Strategjik Mjedisor, eshte i pa konsultuar sa dhe si duhet publikisht. Ministria e ka mbeshtetur ne parim po ka lene qartesisht mjaft detyra duke shprehur indirekt mjaft rezerva per ceshtje qe kane te bejne me konsultimet e metjeshme te planeve te detajuara, te transportit publik, te ndotjes se ajrit, permbytjes, kanalizimeve, mbrojtjes se natyres dhe zonave historike, dhe pejsazhit e itenerareve. Eshte e qarte se ministria e mjedisit kerkon qe plani te beje nje krahasim te objektivave te veta me ato mjedisore, pasi ne VSM ato mungojne. Plani nuk ofron landfill tjeter vec Sharres, por deshton sidomos ne stacionet e perkohshme te depozitimit dhe trasferimit te mbetjeve, sidomos ne komunitetet e largeta dhe ato rurale. Impiantet e ujit dhe kanalizimeve nuk jane te qarta. Referenca e mire e JICA nuk eshte e mjaftueshme sepse territori eshte krejt i ndryshem dhe i rritur ne permase.

10.                        Ne material mungon “NJERIU” dhe fokusi tek dimensioni social ekonomik. Modeli i zhvillimit per 15 vitetet e ardhshme do te jete te spekulimi me pasurite e patundshme dhe zhvillimi. Model qe ka rene pas viteve 2000 kur kishte kerkese reale, por nuk u orientuan qarte investimet dhe energjia e shoqerise. Tirana me kete plan nuk ka nje model ekonomik te qarte qe te jape shprese per qendrueshmeri ekonomike, sociale dhe mjedisore. Nuk ka nje specializim konkurues ne rajon, dhe nderveprimi i Tiranes ne rajon eshte i paqarte ne dokumentat e planit. Eksperienca e mire e eksperteve nderkombetare me ekologjine rubane eshte cuar dem nga keqinformimi dhe moskuptimi ne lidhje me situaten ekzitsuese.

Share: