Një kazino është grabitur nga një person i armatosur pranë zonës së Zogut të Zi në Tiranë.
Mësohet se autori është arrestuar pak minuta më pas në afërsi të vendit të ngjarjes. Ngjarja ndodhi rreth orës 21.00. Autori ka hyrë në kazino dhe ka marrë një sasi lekësh duke kërcënuar punonjësit me një armë pistoletë tip TT. Pasi kreu grabitjen te Zogu i Zi policia u vu në ndjekje.
Pranë prokurorisë së Përgjithshme në zonën e 9-katësheve ai tentoi te grabisë një tjetër kazino. Aty u kap nga policia brenda në kazino teksa po kryente grabitjen e dytë. Burime mediatike bejne me dije qe autori është Ilir Lelo nga Tirana. Ai është i moshës 47-vjeç.