Dashi
Periudha post-festa, si dhe mbështetja e shumë yjeve pozitivë, duket se e kanë rritur adrenalinën, ndaj duhet të tregoheni sa më të përmbajtur. Duhet të mendoheni 10 herë para se të vendosni një herë.
Demi
Përpiquni të jeni sa më objektivë para se të jepni një opinion në lidhje me një problem ku mund të jeni përfshirë. Periudha e festave ju ka plogështuar, por ditët e para të këtij viti duken pozitive.
Binjakët
Pas festave të fundvitit e keni paksa të vështirë të rifitoni ritmet, me të cilat jeni mësuar, por nga ana tjetër jeni të karikuar psikologjikisht për të përballuar angazhimet e shumta që ju presin.
Gaforrja
Pushimi i gjatë duket se ju ka bërë mirë dhe tani gjithçka do t’ju duket më e lehtë, por nuk duhet të keni shumë kohë, sepse pas pak, do t’ju duhet të rifitoni ritmet.
Luani
Periudha e pasfestave ka bërë të jeni paksa te çorientuar, por nuk do të vazhdojë gjatë se do t’iu rrëmbejë sërish aktiviteti i përditshëm. Kujdes, ndoshta duhet të kontrolloni pak veten sepse e keni kaluar paksa me ushqimin.
Virgjëresha
Tashmë festat i keni lënë pas krahëve dhe ditë intensive ju presin. Afërdita ka rifituar pozicionin dominues në shenjë, e kjo ju favorizon në planin sentimental dhe në dashuri. Një njohje e re?
Peshorja
Përfitoni nga ky fillimviti pozitiv për t’i dhënë fund hezitimit dhe dilemës që ju kanë munduar gjatë këtyre ditëve. Një rast i mirë nuk duhet lënë të shpëtojë nga dora. Aq më shumë kur është fjala për dashuri
Akrepi
Viti i Ri ka filluar nën shenjën e yjeve pozitivë prandaj edhe do të ndjeheni më të motivuar dhe më aktivë. Nuk është e thënë që të qëlloni në shenjë e me tentativën e parë. Mirë dashuria.
Shigjetari
Me hyrjen e Afërditës në shenjë, ditët e para të këtij Viti të Ri do të jenë shumë të favorshme në planin sentimental. Pak më aktivë në problemet e përditshme, por mos u mundoni të kaloni limitet.
Bricjapi
Jo vetëm që kuadri yjor pritet të jetë nga më mirët për këto ditë të para të këtij viti, por nëse do të dini t’i shfrytëzoni aftësitë tuaja të veçanta, do të arrini atë që se keni arritur për një vit të tërë.
Ujori
E keni disi të vështirë të rifitoni ritmet tuaja të zakonshme, sidomos pas festave të fundvitit, por është vetëm çështje kohe. Organizohuni më mirë për të kaluar një mbrëmje të këndshme me miqtë.
Peshqit
Ndoshta tani pas festave do të dëshironit të ndërmerrnit një iniciativë të re, por nuk duhet të nxitoheni sepse ndoshta s’është momenti më i papërshtatshëm. Mirë dashuria.