Diplomatët kosovarë të akredituar në Paris kanë vizituar në Qendrën e Paraburgimit në Saint-Louis të Francës, kreun e AAK-së Ramush Haradinaj, i cili u ndalua mbrëmë nga autoritetet franceze në aeroportin e Basel Mulhouse Freiburg.
Njëri prej këtyre diplomatëve ka treguar për Gazetën Express se ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Dukagjinit që u arrestua në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, pasdite del para Gjykatës franceze.
Ai u shfaq i bindur se pasi Haradinaj të dalë para trupit gjykues do të lirohet…