Veliaj i ftuar dje te Xing me Ermalin është pyetur për rëndimin e trafikut në Tiranë, por edhe kete here ia ka vënë fajin qytetarëve që, sipas tij, edhe për të blerë bukë edhe për të pirë kafe 200 metra më larg marrin veturën.
Nese kjo ndodh me vërtete, sigurisht qe ate e bejne “te fortet” e Tiranes qe sigurisht e kane zgjidhur edhe kete “problematike” modeste per ta. Ata qe e vuajne kete trafik te papergjeshem jane te gjithe qytetaret e Tiranes qe nuk u gezohen dot “lluksit” te te paturit nje makine.
Veliaj është justifikuar se sipas një studimi të bashkisë shqiptarët shpenzojnë më shumë për makinën sesa për fëmijën. Ne fakt eshte Bashkia e Tiranes qe ka vene rregulla parkimesh pa bere asnje studim dhe mjafton te pyesësh Policet Rrugor, pse edhe te Bashkisë e te thonë qe duhet te ankoheni ne Bashki sepse edhe per ta, shume prej tabelave dhe rregullave te parkimit rezultojnë arbitrare.
Por a dëgjon qytetari Nr 1 i Tiranes 999.000 qytetaret e tij…me sa duket deri tani jo, ai ka ne vëmendje leket qe shkojnë nga xhepat e qytetareve ne Bashki, pavaresisht se ne menyre te padrejte!