Shqiptarët janë më të bashkuar së kurrë në platformën e tyre për partitë maqedonase. Ali Ahmeti deklaron se nëse nuk pranohet platforma e përbashkët, qeveri nuk do të ketë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.
“Sigurisht që nëse nuk pranohet platforma e shqiptarëve, vendi shkon në zgjedhje të reja” deklaroi ai në një intervistë për mediat maqedonase. E ndërsa LSDM ka heshtur deri tani, Nikolla Gruevski është shumë i qartë. Ai thotë se BDI është e vetëdijshme se nëse VMRO DPMNE është kundër, dygjuhësia nuk do të bëhet.
“Dy gjuhësi në të gjithë territorin e Maqedonisë mund të realizohet nëse VMRO-DPMNE është kundër dhe BDI e di shumë mirë këtë” tha Gruevski. Presidenti i Maqedonisë mandatoi Gruevskin për formimin e qeverisë dhe afati është 20 ditë, por duket shumë e vështirë, pasi ish kryeministri nuk e pranon platformën e shqiptarëve.