Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë intervistës së dhënë prej tij në emisionin “Fakt” të gazetarit Cim Peka, ka rrëfyer pjesë nga debati i takimit të tij me manjanit George Soros.
“Eshtë interesuar për gjendjen në Shqipëri dhe unë i kam bërë pasqyrën e kriminalizimit të shtetit nga Edi Rama, që për të thënë të drejtën, është qartësisht një njeri i sponsorizuar në karrierën e tij politike nga qarqe të financuara nga zoti Soros.
I kam shpjeguar për shqetësimin tim të madh sesi nën maskën e një shoqërie të hapur ai ka krijuar një shoqëri të mbyllur të krimit këtu në Shqipëri dhe të akaparimit të ç’do lirie dhe të dëmtimit të lirisë së qytetarëve shqiptarë.
I kam treguar me fakte sesi po mundohej në atë moment ta kthente reformën në drejtësi në një grusht shteti, institucional për të kapur të gjitha pushtetet vetë, dhe sesi Partia Demokratike ishte e vendosur t’i rezistonte deri në fund një përpjekjeje të tillë.
Për fat të keq një pjesë e mirë e axhendës së errët te Edi Ramës është për të kapur institucionet e drejtësisë, për t’iu shitur të huajve një Shqipëri që po ndryshon për mirë, por në fakt këtu gjërat kanë shkuar keq e më keq këto 3 vite.
Nuk gjen një person të vetëm të thotë që gjërat janë më mirë se para 3 vitesh. Këto kanë ndodhur duke përdor influencën e rrjetit të George Soros, të cilën Edi Rama e ka shaluar tash e disa vite. Por ndryshe kur e shalonte në opozitë, ndryshe kur e shalon si Kryeministër bashkë me pushtetin për ti bërë gjëmën vendit. Kjo e dyta është e papranueshme.” – tha Basha