Home KRYESORE Horoskopi, 17 janar 2017

Horoskopi, 17 janar 2017

Dashi

Pas një paraditeje të tensionuar, për shkak të Hënës dhe Saturnit jo në favorin tuaj, me kalimin e orëve gjërat do të shkojnë drejtë normalitetit. Mbrëmja do të jetë mjaft e këndshme pranë miqve dhe njerëzve tuaj të dashur.

Demi

Do të keni një ndihmë të madhe nga Mërkuri përsa i përket aspektit profesional. Kjo falë dhe prezencës së këtij planeti në shenjën mike të Bricjapit. Do t’ju kërkohet shumë punë e për këtë do të jepni maksimumin.

Binjakët

Mund të “shfrytëzoni” praninë e Hënës dhe Saturnit në shenjën mike të Peshores, për të prezantuar idetë dhe projektet tuaja brilante, njerëzve të duhur në kohën e duhur. Shumë shpejt do të ndjeni kënaqësinë e të qenit të suksesshëm.

Gaforrja

Në aspektin profesional sërish do ta ndjeni veten të tensionuar si pasojë e Mërkurit dhe Hënës në një pozicion aspak favorizues për shenjën tuaj. Duhet të ruani qetësinë që ju karakterizon.

Luani

Jeni pak konfuz si pasojë e pranisë së Neptunit në shenjën e Ujorit. Do të ndjeni mungesën e vullnetit në rast se jeni duke studiuar. Kjo do t’ju nervozojë akoma dhe më shumë.

Virgjëresha

Jupiteri në shenjën mike të Demit do t’ju japë energjinë e munguar të kësaj periudhe. Kjo do të reflektohet dhe në aspektin profesional, ku sot do të shkëlqeni falë zgjuarsisë tuaj.

Peshorja

Hëna do t’ju qëndrojë besnike gjatë pjesës së parë të ditës, megjithatë pasditja do të karakterizohet nga një mungesë energjie, e cila do t’ju deprimojë disi. Është thjeshtë momentale.

Akrepi

Planetet e pranishme në shenjën mike të Bricjapit, do të bëjnë që kjo ditë të jetë e mbushur me realizime nga ana profesionale. Do të keni ide gjeniale të cilat nuk do të jenë të kontestueshme.

Shigjetari

Pjesa e parë e ditës do të karakterizohet nga një pozitivistet në mendimet tuaja, kjo dhe falë pranisë së Hënës në shenjën mike të Peshores. Gjatë pjesës së dytë, do të fokusoheni më shumë në çështjet tuaja profesionale.

Bricjapi

Përqendrimi i tepërt në aspektin profesional, do t’ju bëjë që të lini pas dore partnerin dhe miqtë. Hëna dhe Saturni në shenjën e Peshores, ju bëjnë që të mendoni më shumë për raportet njerëzore.

Ujori

Bëni kujdes në përzgjedhjen e ofertave që mund t’ju propozohen. Megjithatë, mos thoni menjëherë jo, pasi ndonjë prej këtyre ofertave mund të jetë vërtet e mirë për ju.

Peshqit

Ky është moment i duhur për të nisur nga një start i ri. Harrojeni të shkuarën, e veçanërisht njerëzit që ju kanë bërë të vuani. Planetet janë mjaft favorizuese për njohje të reja.

Share: