Nga Alban Bala
Zjarri flet me vete me gjuheza flake,
Vesa kullon qelqesh mbi perden e kumbulles,
Hena e kafshuar hyn pjerret mes degesh
Dhe kopshti eshte nje dhome e harruar.
Femija ha heshtur mbi tryezen ngjyre bryme,
Sheget rrudhin syte mes blanash te arta,
Qumeshti i nxehte ben avuj te hutuar
Dhe drita humb rrugen ne ajer.
Mes flakesh arrijne stuhite e pertejme,
Gishtat ndjejne ftohte shirat qe po bien larg,
Era qe nuk fryn hedh gjethet e pemeve
Mbi hijen e henes perudhur dritaresh.
Nje dore shkruan heshtjen me hi te bardhe…