Home KRYESORE Koalicion PS-LSI , çfarë po ndodh realisht?

Koalicion PS-LSI , çfarë po ndodh realisht?

Nga Marjon Gorica

Si është këndvështrimi qytetarë në lidhje me situatën politike në vend?

A e shprehin realisht pasqyrimet mediatike ftohjen e marrëdhënies qeverisëse midis dy partive më të mëdha të koalicionit të majtë?
Prej disa kohësh duket sikur gjithçka është ftohur ndërmjet koalicionit qeverisës , të dy prej subjekteve më të mëdha ,LSI-PS.Janë disa vendime të cilat kanë sjellë kundërshtimet dy palësh, gjë e cila mund të ndikojë dhe negativisht në politik bërjen e vendit.

Por a është krisur realisht marrëveshja qeverisëse midis këtyre dy forcave politike?

Një situatë e cila na bëri të mendojmë diçka të tillë ,ishte koha kur kryetari i kuvendit , njëherësh dhe drejtues i Lëvizjes Socialiste për Integrim ,kërkoj publikisht disa “impulse” të reja qeverisëse , të cilat si kuptim të parë kishin ndryshimin e kabinetit qeverisës , por sic u vu re nga kryeministri Rama ,kjo gjë nuk u prit mirë. Në një kohë kur kryeministri dhe kreu i kuvendit takoheshin së bashku , atehërë kur dikush thoshte që nuk bëhet fjalë për ndryshime në qeveri, në të njëjtën kohë jep dorëheqjen dhe Ministri i Drejtësisë Nasip Naço. Pra që këtu fillon prishja e stabilitetit që ka koalicioni qeverisës. Duke mos mjaftuar vetëm kjo gjë , disa ditë më pas në mbledhjen e këshillit bashkiak të Tiranës, sërisht këshilltarët ë Lëvizjes Socialiste për Integrim ,votuan kundër vendimit që kryetari i bashkisë së Tiranës kishte përsa i përket vend parkimeve të automjeteve nëpër kryeqytet. Publikisht u deklarua dhe pati përplasje në votimin që u bë nga këshilli bashkiak , përsa i përketë miratimit të këtij vendimi , gjë e cila për kryetarin e bashkisë Tiranë ,Erion Veliaj , nuk është pritur mjaftë mirë , pasi “të tijët” i kanë kundërshtuar një nga pikat që ai ka patur përsa i përketë programit të tij në qeverisjen vendore.

Normalisht dhe sic u deklarua dhe nga lëvizja socialiste për integrim , ky votim kundër kësaj procedure që kërkonë të ndjekë bashkia Tiranë, është në favorë të qytetarëve , të cilët mos të jenë të detyruara të paguajnë për të parkuar automjetet e tyre ,pasi vetë situatat ekonomike e shprehin qartazi problemin financiar që ka cdo qytetarë në shqipëri.

Gjithashtu ,një tjetër vendim kundër kryeministrit ka qënë ai i kreut të grupit parlamentar të LSI , përsa i përket kthimit të Spitalit të Traumës në varësi të ministrisë së mbrojtjes.

Një tjetër mosmarrëveshje ,ka të bëjë dhe me reagimin ditën e mërkurë nga deputetja Caka , ku përsa i përket rritjes së akcizës për prodhuesit e birrës në vend ,deputetja doli në favor të biznesmenëve.

Pra vërtet duket sikur ndërmjet dy palëve ka mos marrëveshje,por cfarë synojnë këto qëllime? Nga këndvështrimi qytetar, vihet re dukshëm ,që dikush e përjeton situatën aktuale ashtu si çdo qytetarë e dikush tjetër ,ecën me fantazi për ta shfaqur vendin si një vend i cili ka ecur përpara ,por në të vërtet gjendet ende në llumin aktual sic ka qënë për kohë me rradhë.

Share: