Home KRYESORE Shpërthen Daniel Godelli: Ja kush na dopoi në Greqi

Shpërthen Daniel Godelli: Ja kush na dopoi në Greqi

Daniel Godelli ishte një nga peshëngritësit shqiptar që në vitin 2014 ka zhvilluar përgatitjet në Greqi në kuadër të kampionatit botëror që u zhvillua në Kazakistan atë vit, ku ai doli se kishte përdorur substancën e ndaluar stanozol.

“Isha një sportistët të cilët u penalizuan në aferën e dopingut në vitin 2014 dhe normalisht një nga më të prekurit. Në këto dy vite nuk ka mbajtur përgjegjësi asnjëri për ato që kanë ndodhur. Por, ka ardhur koha që çdokush të marrë vësh të vërtetën.

Ekipi Kombëtar Shqiptar në Greqi është dërguar nga kjo federatë, e cila na tha se duhet të kishim besim te Luan Shabani dhe tymos hanim apo pinim asgjë veç atyre që ai na jepte. A ishte ky vendim për përfitime personale apo për të na djegur ne? Kjo është për t’u marrë vesh”, ka shkruar Godelli në “Facebook”.

“Janë 15 dëshmitarë që vërtetojnë faktin se e mbajtëm fjalën dhe përfundimi dihet. Pa dashur të përmend emra, fajtorët gjykojini ju se cilët janë. Këto janë disa nga të vërtetat që historisë së dopingut”, ka shkruar ndër të tjera peshëngritësi që u dënua me dy vite pezullim nga aktivitet ndërkombëtare.

Share: