Deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza ka bërë një parashtrim me shifra të mënyrës se si ai i kishte kursyer 1 milion dollarë ne Shqiperi e varfer.
“331 milion lekë kam fituar nga interesat. Pra 1/3 e pasurisë sime ka ardhur vetëm nga interesat. Unë i kam pasur gjithmonë në lëkë dhe kam pasur norma fitimi të larta. 100 milion vetëm në 20 muaj e fundit të karrierës i kam fituar vetëm nga Vizion Plus” – tha Peza duke treguar edhe disa derdhje në llogari bankare.
Ai tha se ka punuar në media e cila ka mënyra të ndryshme pagese. “Ka rrogën bazë, ka nga honorarët, shpërblime, përqindje reklamash, etj. Të gjithë më njohin për jetën modeste që bëj” – tha ai.
Po si është e vërteta e deklarimit të pagës 80 mijë lekë të reja te Ora News?
“Është bërë një proces gjyqësor në lidhje me faktin që duhej riparë kontributi për ish-familjen time. Në momentin që u rihap procesi, gjykata kërkoi një vërtetim nga TV ku unë punoja dhe në atë moment aq ka qenë rroga ime”.
“A ke bërë evazion fiskal?” – pyeti moderatori Sokol Balla.
“Nuk besoj se spekulimet do të vazhdojnë edhe në këtë studio” – tha Peza.
Ne fakt, mjafton ti hedhesh nje sy te pastervitur te gjithe gazetareve te kategorise se Alfred Pezes dhe do shohesh se te gjithe kane pasuri te perafert, ndoshta jo ne para kesh, por ne vila, makina, e me jeten qe bejne! te paguar shume mire dhe te deklaruar shume keq…!
Kjo situate komplekse dhe pune e mirepaguar, sigurisht bie mbi popullin e madh te gazetareve te tjere te cilet paguhen ne menyre te mjerueshme sepse sundohen nga kjo kategori gazetaresh te shume mire paguar…!