Home KRYESORE Gjendet një kokë njeriu pa trup në Vlorë, policia dyshon për vrasje

Gjendet një kokë njeriu pa trup në Vlorë, policia dyshon për vrasje

Një kokë njeriu është gjetur në mëngjës në fshatin Karbunarë të Vlorës. Kafka kishte një vrimë, që dyshohet të jetë bërë nga një plumb. Ka qenë një bari i zonës që e ka gjetur dhe ka njoftuar policinë. Koka ishte e dekompozuar. Policia dyshon se bëhet fjalë për një person të vrarë. Ajo ka nisur kërkimet për gjetjen e trupit. Në Vlorë rezultojnë disa persona të zhdukur dhe policia po sheh dosjet e tyre për t’i krahasuar me të dhënat që mund të merren nga ekzaminimi i kafkës së gjetur. /Lapsi.al

Share: