Rexhep Qosja edhe kete radhe kontravers. ai ka thënë se pajtimi për formimin e Gjykatës Speciale, Marrëveshja për krijimin e Bashkësisë së komunave serbe dhe marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi janë tri dhurata të zeza, që kryeministri Isa Mustafa ia dhuroi Kosovës. Qosja ka thene për ”˜Epokën e re’ se Bashkësia e komunave serbe është subjekt juridik që realisht e kufizon mëvetësinë e Kosovës duke shtuar se performanca e kryeministrit Mustafa tregoi se pushteti i tij politik po i përngjan pushtetit politik të Millosheviqit dhe Sheshelit. Qosja duke folur edhe për partinë e Thaçit, për të cilën ka thënë se në disa raste të veçanta e humbi rrugën e vet historike dhe ka perfunduar se derisa të mund ta mbajë lapsin në dorë do të jetë kundër politikës që me gjuhën, me masat apo me heshtjen e saj i ka bërë pothuaj të ligjshme shumë të këqija në Kosovë.