“Fillimisht i mohova të gjitha më pas vendosa të tregoj. E nisa duke transportuar 200 kilogramë kanabis. Por duke transportuar drogën me avionin turistik u rrëzova në Ishëm të Durrësit”, ka thënë Guido Andrea Guidi, 68 vjeç, i cili u arrestua në Shqipëri pasi avioni i tij ra në Ishëm.
Ai paguhej nga 20- deri në 25 mijë euro për cdo udhëtim drejt Shqipërisë drejt Lombardisë. Por kur e kapën ai fillimish mendoi të arratisej. Por vetëm më pas, kur kuptoi se organizata mafioze e kishte braktisur ai filloi të “këndonte”. Ky fakt u bë edhe më i rrezikshëm kur në xhepat e tij u gjet një bllok ku gjendeshin kontakte shumë të rëndësishme të jetës publike në Shqipëri. Tani hetimit të tij do ti shkohet deri në fund shkruan Corriere Della Sera.
Më poshtë gazeta bën edhe një vështrim të përgjithshëm për trafikun e drogës në Shqipëri: “Sipas vlerësimeve jozyrtare të Guardia di Finanza, të ardhurat nga marijuana janë sa çereku i PBB-së në Shqipëri. Ajo shkruan se kriminelë që janë pasuruar me transportin e emigrantëve në vitet 1997-98 tashmë kanë blerë shtëpi makina luksoze dhe hotele në Vlorë. Ata janë relaksuar duke i shpenzuar fitimet në festa, makina luksi, kokainë dhe prostituta, por ata nuk kanë mundur ta harrojnë pasionin kriminal. “Ata janë kthyer plotësisht në profesionistë. Një nga më aktivët, thonë, ka një pseudonim të krijuar me “meritë” në fushën e lojes: E quajnë Çakalli, shkruan Corriere Della Sera