Home KRYESORE Shpërthen gazetarja ndaj Beqajt, Egla Bardhi: Jo vetëm je ministri më hajdut...

Shpërthen gazetarja ndaj Beqajt, Egla Bardhi: Jo vetëm je ministri më hajdut por je edhe frikacak! Printoje Thanas…

Egla Bardhi gazetarja e njohur e shëndetësisë në Shqipëri, e cila ka bërë me qindra raportime e investigime për gjendjen ku ndodhemi është gjendur përballë një bllokimi total nga ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Shpesh Bardhi ka denoncuar mënyrën si është trajtuar ajo dhe kolegë të saj dhe së fundmi ka deklaruar edhe se statuset e saj në profilin e saj në rrjetet sociale i shkojnë ministrit të printuara nga zëdhënësi Thanas Goga.

Por dje ministri Beqaj ka qenë i ftuar në emisionin ”Kapital” të Aleksandër Furrxhi.

”Ti ministër Ilir Beqaj jo vetëm që je me i korruptuari dhe hajduti në historinë e Shqipërisë, por je edhe frikacak.

Ti nuk guxon të dalesh dhe të bësh debat me gazetarët e shëndetësisë, por del përballë burrit te ministres Kumbaro, përballë gazetarëve të kronikës dhe ndonjë analisti që e paguan. Vetëm kështu të duket vetja i zgjuar. ”, shpërthen Bardhi, duke kritikuar formatin e emisionit të djeshëm.

”Duke qenë se ministri Beqaj ma ka ndaluar të komentoj në faqen e tij po e postoj në faqen time.”, shpjegon gazetarja pse e ka shkruar këtë kritikë në faqen e saj dhe jo te Ilir Beqaj.

Dhe sigurisht që Bardhi nuk harron të porositë zëdhënësin e Beqajt që ta printojë statusin duke thënë: ”Turp, turp, turp. A se harrova, printoje Thanas…”

Share: