Home KRYESORE A jemi një demokraci, autokraci, çfarë jemi në të vërtetë?

A jemi një demokraci, autokraci, çfarë jemi në të vërtetë?

Politika kontrollohet nga pak duar…

shkrimin e mëparshëm shtruam pyetjen nëse ne si shoqëri jemi më afër një Teokracie apo Demokracie! Pas shtjellimit në mënyrë të përgjithshme, sot dua të ndaj me lexuesin e “Përqasje…” pjesët më vendimmarrëse të zhvillimeve politike gjatë pluralizmit partiak shqiptar te pas viteve 90’. Dëshiroj dhe po tentoj ta bej ne mënyrën me te thjeshte te mundshme për tu kuptuar nga çdonjëri qe do ketë mirësinë te me lexojë. Duke ju lutur gjithashtu çdonjërit qe te na shkruaj dhe japë opinionin e tij/saj ndaj këtij shqetësimi socio-politik te zhvillimeve demokratike ne Shqipëri.

Besoj se do ishte e drejte ta fillonim analizën nga Politika, si elementi me I fuqishëm I shtet-bërjes dhe sigurisht me përgjegjës ndaj këtyre zhvillimeve përkatëse. Padyshim qe nuk duhet anash-kaluar përgjegjësia edhe elementeve te tjerë te shtet-bërjes siç janë shoqëria civile, media, profesionistet te cilët premtoj ti shtjellojmë se bashku ne shkrimet ne vijim.

John Rawls, filozof politik I SHBA-ve, ne veprën e tij “Teoria e Drejtësisë” (1971) pranon se një koncept I drejtësisë sociale duhet te përfshije nocionin e paanshmërisë – se në qoftë se parimet mbi te cilat një sistem social bazohet, janë te prirura drejt një grupi te veçante (një klase shoqërore, ndoshta, apo një partie politike, një individi), ai sistem automatikisht kthehet I padrejte…

A është ky sistemi ynë politik I padrejte? Le ti hedhim një sy këtyre 23 viteve te pluralizmit tone problematik dhe, besoj se dhe ju ndani te njëjtin mendim me mua se përtej faktit qe kemi mbi 70 parti politike, ata qe kane vendosur, ata qe kane pasur rol ne këto zhvillime ndoshta janë vetëm 2 ose 3 persona! Kjo skeme vazhdon edhe sot e kësaj dite me te njëjtin karakter, si një film I pare tashme, por vetëm qe artistet qe e interpretojnë kane ndërruar rolet!

Këtë argument e konfirmon dhe artikulimi politik I çdo politikani tjetër te cilët sa here kane mundësinë te flasin ne publik, ekrane, faqe gazetash nuk harrojnë kurrë te thonë se, ne saje te… siç e ka thënë… nën drejtimin e… me largpamësinë e… pra liderit te partisë se tyre, partia dhe vendi kane arritur këto rezultate qe sipas tyre janë te jashtëzakonshme.

Besoj apriori se emrat e liderëve politik artikulohen shumë më shumë nga te tjerët se sa ata vete na shfaqen vete ne ekrane, fenomen për te cilin ka edhe ankesa publike. Kjo ndodh rëndom në PD, PS, PR, PSD, dhe deri te partia e 77-të. Kush ka guxuar te dale kundër kësaj skeme ka përfunduar jashtë partisë, por jo ne pak raste edhe me keq se kaq… e ka gjetur veten ne “asgjëkundin publik”, pavarësisht kontributeve dhe vlerave qe përfaqëson ne te vërtete ai/ajo. Ata askush nuk I konsideron me as ne Media as ne Shoqërinë Civile, jo me në parti…

E thëne me konkretisht, politika shqiptare është kontrolluar nga pak duar te cilat duke pasur përballe një shoqëri aspak reaguese, dhe pjesën e saj te organizuar ne Shoqërinë Civile, Mediat dhe Organizimet e tjera akoma me apatike se vete stereotipi socio-politik I Individit, kane pasur vetëm problemin e kontrollit ndaj liderit kundërshtar qe kontrollon kampin opozitar, ose anasjelltas.

Por, për te mos ngelur ne fraza te përgjithshme, duhet te themi se këta politikane janë Fatos Nano, Sali Berisha, Ilir Meta, Edi Rama dhe pastaj të tjerët Skender Gjinushi, Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Shpetim Idrizi etj, që zbatojnë te njëjtin model kontrolli ne partine e tyre, por karshi këtyre 2 – 3 – 4 te mëdhenjve janë thjeshtë zbatues direktivash dhe detyrohen te shkojnë sa tek njeri te tjetri krah…

Padyshim qe drejtuesit e këtyre partive te vogla ndjehen te frustruar nga pushteti I pamate I liderëve te partive te mëdha, por ata janë plotësisht te shkëputur nga shoqëria e cila ne gjysmën e saj militante është e lidhur me partitë e mëdha qe kane pushtet dhe mundësi për ta dhe si rrjedhim, edhe me liderët e tyre te cilët arrijnë deri ovacione përballe masave militantes-ke.

Ky relacion është funksional sepse fillon drejtpërsëdrejti tek, nga partia dhe turma sigurisht qe I ndjek ata/ato. Kur themi turmat kemi parasysh militantet dhe pjesëmarrësit ne aktivitete politiko partiake. Janë anëtaret e partisë qe janë zgjedhur nga lideri ne organe drejtuese me qëllimin e vetëm te besnikërisë ndaj tyre dhe qe ne shume raste nuk zgjidhen duke bere një jete partie, por katapultohen nga jashtë partisë. Ne parti këta, “teknokrate” kane vetëm një “merite”, besnikëri ndaj liderit. Kjo besnikëri është absolute sepse ata nuk kane kontribute te tjera veç asaj qe e kane mire me liderin fuqiplote te partisë dhe ndaj te cilit janë deri servile dhe pa karakter personal.

E njëjta skeme funksionon ne miniature edhe tek partitë e vogla gjë qe bën qe vetëm gjysme e shoqërisë me të drejtë vote te shkojë në kutitë e votimit për te vendosur nga kush dhe si te qeverisemi! Nga ky qorrsokak qeveriset prej 23 vitesh Shqipëria jone e dashur e cila mbahet ne këmbe nga taksat e te gjithë shqiptareve e te cilëve gjysma me kualifikuar deri tani, nuk ka gjetur mekanizmat e duhura te kualifikuar socio-politik për tu intriguar dhe bere pjese e vendimmarrjes te vendit dhe përmirësimit te Demokracisë Shqiptare e cila ne baze te principeve te John Rawls, filozofit politik te SHBA-ve, duket padyshim i padrejte! Për te mos thëne Teokratike duke ju referuar fjalës dhe kuptimit në greqisht të Demokracisë, δημοκρατία (dēmokratía) pushteti i popullit δῆμος (dêmos) Populli dhe κράτος (kratos) pushteti që rastin tonë është përqednruar vetëm në disa duar… Vijon….

Share: