Bilal Shehu, pronar i një servisi makinash në New Jersey, i cili i mundësoi Edi Ramës të merrte pjesë në një takim ku do të ishte i pranishëm Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama në tetor të vitit 2012, ku Kryeministri përfitoi të bënte foto që më pas u shpërnda në media, është shpallur fajtor.
Një gjykatë në New Jersey e shpalli fajtor Shehun për donacionin me vlerë 80 mijë dollarë, pasi pranoi se ishte një shumë me burim jashtë SHBA-ve. 48-vjeçari u dënua me një vit burg me kusht, raporton “North Jersey”.
Shqiptari me shtetësi amerikane pranoi para gjykatës se këto para i kishte marrë nga një person që të merrte pjesë në takimin me Obamën në San Francisco në tetor të vitit 2012.
Ligjet në SHBA ndalojnë shtetasit e huaj që të japin kontribut për fushatën elektorale presidenciale.
Për këtë, kreu i PD-së Lulzim Basha bëri një kallëzim penal në korrik duke akuzuar se burimi i parave ishte Kryeministri, Edi Rama./dita.al