Nga Frederik Ruço
Përqëndrimi i shoqërisë duhet të fokusohet në mirëqënien e atyreve që ndodhen në shtresat e ulta të shoqërisë, jo në efektivitetin e atyreve që qëndrojnë në krye të saj.
Lëvizjet populiste në tërë sferën Tokë janë bërë që herët, kanë qenë të domosdoshme për të mosthënë të detyrueshme; thjeshtë se individëve i është cënuar liria. Në shekullin e njëzetë në rrozullin toksor pra në globalitet, kërkohej liria më me ngulm. Nuk po zgjatem me këtë fenomen të jasht Europës.
Historiografia na ka lenë gjurmë se demokracia ka filluar në këtë shekull, me qëllimin mbrojtjene e të drejtave të njeriut. Në shumë shtete të botës u vendos “qevrisje demokratike”, po a ndodhi vërtet kështu? Po thuaj asgjëkund, vetëm u përdor termi dhe asgjë më shumë, ai u përdor vetëm si modeli i përzgjedhur i organizimit politik. Konceptet mbi të drejtat e njeriut dhe lirinë politike, për këtë rast u bënë pjesë retorike e sunduesve.
Ne jetojmë ende në një botë me privime, mjerimi dhe shtypje të jashtëzakonëshme. Ka shumë probleme që përfshijnë varfërin e vazhdueshme dhe mosploitësimin e nevojave më elementare. Përveç varfërisë ekonomike sociale kulturore, por mbi të gjitha dhe ato politike dhe, pse është bërë çështje qëndrore e proçesit të zhvillimit të shoqërisë, ende ka gjurmë që duhen përmirsuar.
Liria e angazhimit individual, në mënyrë të pashmangshme, priret të përcaktohet dhe të kufizohet nga mundësit shoqërore politike dhe ekonomike ku ai jeton, po a e gjen vallë këtë favor në shoqërin ku jeton? Apsolutisht jo; nuk të len kasta që sundon. Dihet fort mirë e qartë se revolucionet i përballojnë të ndershmit, në krye dalin dallkaukët. Mund të shkruash e të bësh libra të tërë dhe këtë fenomen nuk e ndryshon. Regjimi enverist solli diçka më shumë e më të keqe se kaq në qeverisjen e vendit. Po t’i marrim të dyja sëbashku dhe qeverisjen postkomuniste (neoenverizmin) qytetarëve shqiptarë në përgjithsi; ju ka mohuar çdo gjë; me të parën shfarosje të vlerës kombëtare, edyta mungesë të theksuar të të drejtave themelore të njeriut; atë më kryesoren të tjetërsimit të votës.
Më 28 Janarë 2017 në fokusin e politikës shqiptare u shfaq “Partia Aleanca Popullore për Drejtësi” të cilën e kërkonte koha dhe pse pak e vonuar, i duhesh që qytetarëve në përgjithsi të kenë ku të mbështeten për të përballuar përbaltosjen e politikës; tash tepër të vjetëruar e regresiste në jetën sociale-ekonomike-politikr-kulturore, kjo e fundit mendimi im personal, ka një zhvillim jo ushqyese kombëtare, mirpres debat dhe pse nuk jam i fushës.
Partia në fjalë është përfolur që në krijimin e Shoqatës së të Përndjekurve Politik, kur kryetari i parë i saj, qe i ndjeri dhe i paharrueshmi Osman Kazazi. Kjo shtresë e krijuar nga satanisti enver hoxha është përpjekur sikurse thashë dhe më lart, për ta bërë një të tillë, por falandrat e konspiracioneve të ndryshme që kishin hyrë në këtë shoqat nuk e lanë të bëhet që në atë kohë. Regjimi enverist në kohën e vet; atëherë fuste në burg njerëz të infiltruar për t’i rritur dënimin personave që quheshin të rrezikshëm për shtetin komunist shqiptar, po ata njerëz u futën përsëri në këtë shoqatë nga neoenveristët. Neokomunizmi vazhdoi po të njëjtën gjë si baballarët e tyre, pra, a mund t’a linte këtë shtres të krijuar nga parardhësit e tyre të bëhesh parti e cila sikurse ishte dhe është një vlerë kombëtare?
Ramiz Alia përpilojë dhe aplikoi Katovicën me ndihmën e nënës Rusi dhe, pikërisht për të eleminuar shtresën më vitale të kaherëshme të kombit shqiptar. Regjimi diktatorial enverist, pasi e lodhi nëpër burgje, dënime kapitale dhe inerrnime, rregjimi neoenverist vazhdon ende nëpërkëmbjen dhe, zhdukjen e saj, por me një formë kamofluese. Forma më e ndyrë e neokomunizmit ishte dhe është shpërblimi në monedhë të vuajtjeve të tyre nga çdo privim të jetës. Të shkruash për këtë vlerë të patjetërsuar kombëtare, mbushet një magazinë me libra; nuk është koha tani, do e lejm për njëherë tjetër.
Partia Aleanca për Drejtësi është krijuar në kohën e duhur, pse them kështu: politikat regresive për jetën e vendit e dy partive të “mëdha” nuk dha rezultat në përmirësimin e jetës sociale, por e shfrytëzuan atë deri në palcë e sidomos shtresën e të përniekurve politik; ku në të hyjnë kulak e pronarë. Partia Aleanca Popullore për Drejtësi është krijuar në kohë, për të vetmin shkak; se përbaltosja politike ndaj qytetarëve në përgjithsi, e në veçanti ndaj kësaj shtrese, veprojë deri aty sa e humbën shpresën dhe besimin te politika regresiste që prodhuan, e sidomos ndaj shtresës në fjalë. Masa e të përndjekurve politik më në fund e kuptojë se nuk hecet me llafe duhen vepra dhe, shpresën për një gjë të tillë ajo do t’a bëjë vetë. Rruga për tu realizuar kauza e të përndjekurve politik është vetëm pjesmarrja me anë të krijimit e të qënurit të faktorit politik të saj e cila do të përfaqësohet vetë në parlament. Duke qenë jashtë saj, kësaj shtrese i është mohuare dhe do t’i mohohet gjithmonë e drejta dhe lirit më elementare.
Po ta themi ndryshe nuk do t’i prishet kuptimi: dy partit e “mëdha” i kanë nxjërrë gështenjat nga prushi me duart e të përndjekurve politik, duke ngopur barkun e babzitur dhe duke u pasuruar me të padrejtë, pa llogaritur grabitet nga të gjitha anët. Ato mbërrijnë deri aty sa dhe t’ia tjetërsojnë votën qytetarit. Vota është një çfaqje e demokracisë, është nderi i çdo individi. Ku e gjejnë të drejtën t’ia vjedhin? Çfar e quajnë qytetarin? Mall të sistemuar në magazine dhe e nxjerrin njëherë në dy vjet për të rehatosur karriket e pushtetit?
Neve kemi hyrë në garë të këti përfaqsimi politik kombëtar dhe, nuk do reshtim duke bërë politik kombëtare. Do të jetë e vetmja që qytetarët e ndershëm do t’ia shofin hajrin vetvetes. Partia Aleanca për Drejtësi nuk ka dalë t’i bëjë karshillik as një partie tjetër, veçse të ndihmojë për ç’baltosjen e politikave mjerane të ndodhura që nga 1941 e deri më tutje të 18 Qershorit 2017.