Home KRYESORE Lubonja sulmon ambasadorët: Lu e Vlahutin i janë bashkuar tufës së peshkaqenëve

Lubonja sulmon ambasadorët: Lu e Vlahutin i janë bashkuar tufës së peshkaqenëve

Fatos Lubonja ka bërë një shkrim sot tek gazeta Panorama, ku sulmon ambasadorin Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Sipas tij, ata janë bashkuar me peshkaqenët e mëdhenj në vend, për të ngrënë peshkaqenët më të vegjël dhe shqiptarët.

“Ambasadori Lu në një nga shfaqjet e tij të fundit në publik ngriti pyetjen: “Si mund të çojë Shqipëria para drejtësisë peshqit e mëdhenj nëse nuk arreston dot Balilin? E si mund të pranohet kështu Shqipëria në komunitetin europian…?”

S’ka shqiptar që nuk e di se Balili nuk arrestohet nga policia, apo nuk ndiqet nga prokuroria, jo pse “peshqit” e vegjël të policisë nuk duan, por pasi nuk munden, ngaqë ai është peshk më i madh se ata. Pra, jemi tek aplikimi i shprehjes së urtë popullore “peshku i madh ha të voglin”, që nënkupton se peshku i vogël duhet të vrapojë të shpë- tojë nga peshkaqenët, që të mos e hanë.

Dhe për të vërtetuar se në Shqipëri kjo është loja që luhet, na vjen në ndihmë edhe vetë Ambasadori. Shikoni çfarë ndodh: ndërkohë që, siç thashë, çdo shqiptar e di se gjyqtarët dhe prokurorët janë peshq më të vegjël sesa politikanët dhe banditët rreth tyre Ambasadori u heq vizën ca gjyqtarëve e prokurorëve dhe nuk ua heq peshkaqenëve më të egër të ujërave tona, me kryepeshkaqenin në krye që jo vetëm shkel përditë ligjet shqiptare, por ka shkelur edhe ligjet amerikane me ato 80 000 dollarët që ka paguar për të marrë një foto me Obamën.

Mund ta merrnim këtë si një naivitet, por ja që na del edhe fakti i ndërhyrjes së Ambasadorit për Bankers Petrolium që flet për një sjellje puro peshkaqeni. Nuk ka shqiptar që nuk e di se Bankers po bën krim ndaj popullsisë në atë zonë dhe ndaj gjithë territorit të vogël shqiptar. Është e drejtë që ne të akuzojmë Prokurorin e Përgjithshëm që nuk e ka hetuar, por e ka mbyllur çështjen me ndë- rhyrjen e Ambasadorit – sipas Prokurorit. Është e mundur që ndonjë prokuror t’i ketë kërkuar Bankersit ryshfet dhe ndonjë administrator të jetë ankuar tek Ambasadori. Por krimi i Bankersit është aty megjithatë, ulërit siç ulërinte për të edhe Rama kur ishte në opozitë. Prandaj Ambasadori nuk ka alibi për sjelljen e tij si një peshkaqen me peshkun në këtë rast dhe jo si një njeri që po kërkon me të madhe të vihet drejtësia në këtë vendin tonë të masakruar nga peshkaqenët?”,shkruan Lubonja te Panorama.

“Përgjigjja e Ambasadorit deri më tani është se me ndihmën e tij dhe të Vlahutin në Shqipëri do përgatitet një grup i specializuar peshkatarësh që nuk do të lënë peshk e peshkaqen pa kapur në ujërat tona. Por më duket se me këto sjelljet e heqjes së vizave në mënyrë kaq selektive dhe arrogante (që do s’do ambasadori fyen çdokënd që ka një sens drejtësie dhe që na kujton madje edhe arrogancën e Trumpit në pezullimin e vizave për myslimanët e shtatë shteteve), me mbrojtjen e interesave të Bankers Petrolium kundër shtetasve të varfër shqiptarë apo dhe me Vlahutin që shkon e ble 1.6 milionë euro vilën në folenë e peshkaqenëve, ata po japin mesazhe të kundërta për peshkatarët. Më së shumti ata po japin sinjalin se i janë bashkuar tufës së peshkaqenëve më të egër të vendit dhe se po punojnë që t’u hiqen dhëmbët ca peshkaqenëve më të dobët për t’i implementuar në nofullat e kryepeshkaqenit të vendit. Dhe kjo vetëm drejtësi dhe shpresë për drejtësi nuk është, përkundrazi jo vetëm që stimulon përvojën tashmë të njohur tonën se në Shqipëri ka dy drejtësi: një për peshqit dhe një për peshkaqenët, por parashikoj se do të prodhojë padrejtësi edhe më të mëdha në të nesërmen”, shkruan më tej Lubonja./lapsi.al

Share: