Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç, hedh poshtë aludimet se do të ngrihet sërish një mur në Veri të Mitrovicës, një ditë pas shembjes së të vjetrit dhe një ditë para fillimit të punimeve për realizimin e projektit për revitalizimin e Urës së Ibrit.
Në kuadër të bisedimeve që zgjidhën mosmarrëveshien për murin ndarës, palët kanë rënë dakort edhe për planin e ri në lidhje me sheshin që do të shtrihet në rrugën “Mbreti Petar”.
Plan ky që nuk ka gjetur mbështetjen e plotë të Faruk Mujkës, nënkryetarit të Mitrovicës së Jugut.
Muri i shembur dje ngjalli tensione mes Prishtinës dhe Beogradit dhe u desh ndërhyrja e Brukselit për ti dhënë një zgjidhje kësaj situate të nderë mes vendeve.