Deputeti socialist Alfred Peza nuk iu përgjigj fletëthirrjes së Prokurorisë së Përgjithshme, për të dhënë shpjegime lidhur me akuzat për fshehje pasurie dhe pastrimi parash.
Sipas burimeve zyrtare pranë organit qendror të akuzës deputeti Peza, ishte thirrur të paraqitej këtë të martë në orën 12:00, ku do të jepte deklarimet e tij, në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime. Peza nuk mbërriti në prokurori dhe nuk dihet ende nëse ai ka marrë ose jo dijeni për fletëthirrjen e organit të akuzës.
Prokuroria nisi hetimet ndaj Pezës për evazion fiskal, deklarim i rremë i pasurisë dhe falsifikim dokumentesh menjëherë pas zbulimit të një kontrate, sipas së cilës bashkëshortja e deputetit kishte investuar shumën 1 milion dollarë për të blerë aksione në një bankë të nivelit të dytë, shumë e mbledhur nga kursimet sipas deputetit Peza./lapsi.al