Home KRYESORE Zaev: Gati të bisedoj me partitë shqiptare, por ka disa vija të...

Zaev: Gati të bisedoj me partitë shqiptare, por ka disa vija të kuqe!

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas takimit me komisionerin Johanes Han deklaroi se është i gatshëm të bisedojë me partitë shqiptare, por ka theksuar se ekzistojnë disa vija të kuqe.

“Fjala është fjalë. Qoftë edhe verbalisht, apo me shkrim. Do t’ia japim materialet BDI, do të bëjmë gjithçka për të përfunduar procesin e mbledhjes së nënshkrimeve për të formuar qeverinë. Por, dua të kujtoj se kur negocionte me VMRO-DPMNE, ai Gruevskit nuk i ka kërkuar asgjë me shkrim”, tha Zaev pas takimit me komisionerin e BE-së Johannes Hahn në Parlament.

Zaev tha se ai është i gatshëm të bisedojë me të gjitha partitë shqiptare pasi të ketë marrë mandatin, por theksoi se ka disa vija të kuqe. (INA)

Share: