Home KRYESORE NASA dhe ESA përgatiten për t’i dhënë botës një lajm përfundimtar mbi...

NASA dhe ESA përgatiten për t’i dhënë botës një lajm përfundimtar mbi alienët

Rusia ka kërcënuar SHBA-të, duke thënë, “tregoji botës për alienët ose do t’i tregojmë ne”.

Shefi i parë i shkencëtarëve të NASA, Ellen Stofan, pranoi hapur se jeta aliene është e pashmangshme dhe të martën e kaluar, Dr. John Grunsfeld nga NASA, njoftoi se agjencia ishte “në prag” të zbulimit të jetës në planete të tjera.

Stofan dhe Grunsfeld fshehin faktin se NASA ka qenë duke i gënjyer njerëzit rreth jetës jashtëtokësore tashmë të njohur për dekada, dhe se jashtëtokësorët kanë vizituar Tokën për shekuj me radhë.

Grunsfeld tha për House Committee:

“A jemi të vetëm? Shumë njerëz në Tokë dëshirojnë ta dinë këtë… Ne jemi gati për t’iu përgjigjur pytjeve mbi këtë temë.”

Dhe komentet e fundit të Stofan ishin edhe më të guximshme:

“Mendoj se do të kemi ndikacione të qarta sa i përket jetës përtej Tokës brenda një dekade… Mendoj se ne do të kemi prova të mjaftueshme brenda 20 viteve. Ne jemi në prag të zbulimit të gjërave që njerëzit kanë qenë kureshtar t’i dinë për mijëra vjet. Ne më në fund do ta kuptojmë nëse ka jetë tjetër diku në univers.”

Deklaratat vijnë pasi që agjencia zbuloi ujë në hënat e Saturnit dhe Jupiterit. Na është bërë e ditur nga NASA kohët e fundit se misioni i tyre Kepler gjeti një tjetër Tokë në një ‘zonë të banueshme’ të Universit.

NASA e përshkruan këtë zonë si “të banueshme” për shkak të planeteve që janë zbuluar aty dhe që thuhet se përmbajnë ujë.

Rusia gjithashtu ka kërcënuar SHBA-të, duke thënë, “tregoji botës rreth alienëve ose do t’i tregojmë ne”.

Deklaratat e fundit të NASA-s, të shoqëruara nga kërcënimet e Rusisë, duket se kanë një të vërtetë mbrapa, që në fund kjo agjenci duhet ta tregojë.

Share: