Home KRYESORE Shqipëria drejt një raporti numëror te zhdrejte brezash…

Shqipëria drejt një raporti numëror te zhdrejte brezash…

Sipas INSTAT, numri i fëmijëve nën 14 vjeç në Shqipëri në vitin 2014 ra në 547 mijë vetë, 19 mijë më pak se në vitin 2013 dhe 95 mijë më pak se sa në vitin 2010. Instituti i Statistikave në Vjetarin Statistikor të publikuar së fundmi tregon qartazi një rënie te shpejtë te numrit të fëmijëve zhvillim qe vjen si pasojë e rënies së vazhdueshme të numrit të lindjeve, rënie që ka filluar që nga vitet ’90. Kjo tregon se mosha mesatare e shoqerise sonë po rend me hapa te shpejte drejte asaj europiane.

Shqipëria, nga vendi me popullsinë më të re në Europë, po përballet nga viti në vit me rënien e lindshmërisë si pasojë e jetës dinamike. Sipas studimit të INSTAT mbi plakjen e popullsisë, ky fenomen, kombinuar me rritjen e jetëgjatësisë, do të rrisë moshën e tretë, ndaj dhe në vitin 2030 popullsia mbi 65 vjeç do të përbëjë 33% të qytetarëve.

Planifikimi familjar si shkence me sa duket po aplikohet vetëm ne pjesët e tij me te lehta dhe, po nuk pati një kujdes shtetëror, shoqëror dhe familjar rrezikojmë qe si Europa te kemi probleme sociale. Ky fenomen i reduktimit te moshave te reja dhe nje raporti te zhdrejte ne numer midis brezave nuk njihet aspak ne vendet muslimane duke shtyre drejt nje raporti domethenes midis kombeve dhe kulturave lindore dhe perendimore.

Share: