Home KRYESORE Interviste me ekonomistin Seferi: Fermeri, politika dhe protesta e opozites

Interviste me ekonomistin Seferi: Fermeri, politika dhe protesta e opozites

Perqasje: Çfarë mendon dhe ku është fermeri shqiptar?

Kasem Seferi: Ende në Shqipëri nuk ka një organizatë shoqërore me qëllim dhe shërbim për fermerët shqiptarë, në lidhje me kuptimin e vërtetë të veprimtarisë së tyre ekonomike.

Pra një organizatë që të deklarojë, argumentojë, japë fakte dhe dëshmi, të lobojë për interesat që u takojnë fermerëve, në përputhje me ligjet e vendit dhe ligjet ndërkombëtare, veçanërisht, me të drejtat e përcaktuara në Kartën e Helsinkit.

Domosdoshmëria e një organizate kombëtare, e pranuar, ligjërisht, në përputhje me ligjet e vendit që të mbrojë të drejtat e tyre, në përputhje me ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Njoftime, deklarata, fakte dhe dëshmi, demonstrime kombëtare dhe ndërkombëtare, bashkëpunim me bashkëpunues rajonalë dhe ndërkombëtarë për probleme me interes të përbashkët kombëtar dhe ndërkombëtar.

Perqasje: Për një veprimtari më të mirë të lëvizjes së fermerëve në Shqipëri?

Seferi: Hyrja në BE vazhdon të mbetet një nxitës i fortë për Shqipërinë për të përmirësuar mjedisin e veprimtarisë së punëmarrësve. Tërheqja e ardhshme e rrjedhave të investimit do të jetë vendimtare për sigurimin e një rritje ekonomike stabël gjatë dekadës ku kemi hyrë.

Prandaj, përmirësimi i mjedisit dhe klimës së veprimtarisë së fermerëve shqiptarë do të jetë një qëllim shumë sfidues në betejat që duhet të bëjë komuniteti i fermerëve për të qartësuar imazhin dhe raportet që duhet të kenë fermerët me qeverinë në Shqipëri.

Për të mos lejuar që burokracia qeveritare të vazhdojë të rrisë koston e fermerëve, gjë që kufizon potencialin që ka bujqësia dhe blegtoria e vendit për investime në këto fusha duhet marrë në konsideratë të veçantë rolin që mund të luajë lëvizja e fermerëve në lidhje me thithjen e investimit të huaj dhe vendas, veçanërisht, në dialogun e hapur public – privat si një prej mjeteve më efektivë dhe më efiçentë të strategjisë së saj.

Kushtet politike, ekonomike dhe shoqërore të vendit përkufizojnë kufizimet e fushës së veprimit të zhvillimit të shoqatave përfaqësuese kyç të lëvizjes së fermerëve për arsye se faktorët më të rëndësishëm janë fuqia dhe struktura e sektorit të fermerëve të vëgjël dhe, në këtë kontekst, në bashkëpunim me shoqatat përfaqësuese kyç të fermerëve, një organizatë kombëtare e fermerëve do të mund të jepte një ndihmë të madhe me anë të lobimit për një mjedis të favorshëm ku lëvizja e fermerëve të operojë më mirë.

Një organizatë e tillë do të kompensonte pamjaftueshmërinë e kapacitetit organizativ, aftësitë profesionale dhe teknike, si dhe orientimin e udhëhequr nga kërkesa me qëllim që të shmangte nivelet e ulta të qendrueshmërisë në operimin e shoqatave përfaqësuese kyç të fermerëve.

Organizata kombëtare e fermerëve shqiptarë dhe shoqatat përfaqësuese kyç të fermerëve do të plotësojnë njëra – tjetrën më saktë se sa do të konkurrojnë njëra – tjetrën, për arsye se megjithëse pjesa më e madhe e shoqatave përfaqësuese kyç të lëvizjes së fermerëve do të ofrojnë vetëm shërbime të kufizuara të nivelit të ulët për arsye të mungesës së burimeve financiare dhe dijeve të nevojshme profesionale për të rritur dhe ndryshuar portofolin e tyre të shërbimeve.

Partnershipi publik – privat i reklamuar fort nga qeveria (por, pa ndonjë konkretizim) do të shfaqej si një prej mjeteve më të fuqishme për të drejtuar dialogun ndërmjet sektorit publik dhe privat me qëllim përfundimtar forcimin e reformave të politikës ekonomike, për të përmirësuar mjedisin e fermerëve në një vend me tranzicion të gjatë si Shqipëria.

Perqasje: A kanë hyrë fermerët në protestë?! A ka, ende, stola dhe tavolina bosh për ata?!

Seferi: Pyetjet e duhura janë: a kanë menduar organizatorët se dhe për fermerët ka një vend të merituar në “çadrën” e protestës?! Po analistët e vërtetë, çfarë mendojnë për fermerët në këtë gjendje ku ndodhet vendi?!

Ka edhe shumë pyetje të tjera, por fermeri nuk ka nevojë për pyetjet tona por, për vendin e tij të merituar në kaq e kaq vite zhgënjim…

Share: