Nga Lis Bukuroca
Në krejt Europën Perëndimore kritikohet çdo ditë rrënimi i demokracisë në Turqi. Ministrit turk iu ndalua fjalimi në një qytet të Gjermanisë, ku kishte ndërmend të propagandojë sulltanatin e Erdoganit.
Më shumë se 40 % e turqve nuk pajtohet me despotizmin e Erdoganit. Nëse një gazetë shqiptare kritikon abasadën turke, menjëherë ngrihen dhe bërtasin: A nuk na njohu Turqia ndër të parat?
Thua se njohja turke ishte kusht për ta mbyllur gojën gazetarët shqiptarë. Nëse për Turqinë duhet ta anulojmë liritë dhe të drejtat e njeriut, çfarë duhet të sakrifikojmë për SHBAt, që na çliroi, që na lejoi ndërtimin e shtetit dhe me Bonsteelen, na garanton ekzistencën dhe mosshkuarjen në Bllacë dhe Kukës?
Turqia për njohjen është paguar me ndërmarrje që i janë shitur lirë, por si falenderuam Gjermaninë, Francën, Anglinë e dhjetëra shtete tjera, të cilët pa asnjë interes, pranuan dhe mbështesin Kosovën.
Nëse Turqia për njohjen kërkon zhbërjen e demokracisë, atëherë le ta tërheq njohjen. Kosova mbijeton si shtet pse dëshiron SHBA, jo pse dëshiron Turqia!
Për ne më e rëndësishme është demokracia se sa miqësia me Turqinë. Me shtet ligjor inkuadrohemi në BE, me despotizëm osman, askund!