Mediat kosovare kanë publikuar një video, gjatë periudhës së luftës në Sarajevë.
“Gazeta Express” shkruan se: “Në këtë video-incizim mund të shihet qartë kryeministri aktual i Serbisë, Alekandër Vuçiç me pushkë në dorë i cili, së bashku me ushtarët e tij, viziton pozicionet serbe mbi Sarajevën e rrethuar dhe shkatërruar nga lufta e vitit 1995”.
Portali boshnjak “Sandzakonline”, ka qenë i pari që e ka publikuar videon dhe ka ngritur një sërë pyetjesh për kryeminsitrin e Serbisë.
“Cili ka qenë roli i tij gjatë agresionit dhe si ndodhi që ai nga Beogradi t’i vizitonte pozicionet e agresorit me armë në dorë dhe që dyshohet se ka shtënë ndaj qytetarëve të Sarajevës së rrethuar? A do ta hetojë Prokuroria e BeH-së rolin e tij gjatë vizitës së tij, kur ai me vete mbante armë”, ka pyetur portali “Sandzakonline”.
Kohë më parë kreu i radikalëve serbë, Sheshel deklaroi hapur se ai ka dëshmi që Aleksandër Vuçiç ka qenë vullnetar në varrezat hebraike përreth Sarajevës më 1995.
Në video e publikuar, në minutën 3:40 sekonda, shihet Vuçiç me pushkë në dorë. “Pyetje për Vuçiçin: A ke shtënë mbi qytetarët e Sarajevës”,- pyet portali boshnjak.