Home KRYESORE Deputeti rus: Në Botërorin e 2018-tës huliganët të rrihen 20 me 20...

Deputeti rus: Në Botërorin e 2018-tës huliganët të rrihen 20 me 20 para ndeshjeve

Parlamentari rus Igor Lebedev ka bërë një propozim të çuditshëm për të ulur numrin e incidenteve mes tifozëve të futbollit që shpesh i kemi parë të përplasen fizikisht në prag të ndeshjeve të ndryshme. Ai ka hedhur idenë që në Kupën e Botës “Rusi 2018” të bëhen sherre të organizuar mes ultrasve në grupe 20 kundër 20. Sipas tij, këto sherre mund të organizohen në arena të përcaktuara dhe të ndiqen nga publiku i gjerë.

Në këtë mënyrë, Lebedev mendon se huliganizmi do të ulej drastikisht shumë dhe do të shndërrohej në një sport të ri. Deputeti rus u bë i njohur në lidhje me komentet e tij mbi huliganët edhe pas përplasjeve që tifozët rusë patën me ata anglezë gjatë Kampionatit Europian 2016 në Francë. Ai mbështeti tifozët rusë duke u thënë atyre që të vazhdonin t’i përgjigjeshin me dhunë provokimeve që vinin nga tifozë harbutë si ata anglezë.

Share: