Home KRYESORE Fuga “kërcënon” Çilin dhe mbur Lulëzim Bashën

Fuga “kërcënon” Çilin dhe mbur Lulëzim Bashën

Artan Fugës nuk i del e keqja me Vladimir Karajin dhe Henri Cilin për ironinë dhe akuzat që ju bënë nga gazeta Mapo.

Ironitë e tij janë të hidhura dhe bëhen edhe kërcënuese tek paralajmëron se do të vazhdojë te merret me Cilin. Porse habit kur lexon, në rreshtat e kësaj polemike vlerësimet që profesor Fuga, formulon për Lulëzim Bashën, në po këtë shkrim.

Fuga thotë fjalë për fjalë: ” Ai për mua gjithmonë ka qenë dhe mbetet një politikan, intelektual, dhe njeri që sipas meje i ka të rrallë shokët në Shqipëri, në të gjitha anët e politikës shqiptare”.

Një vlerësim dhe një dashuri kaq të hapur, vështirë se ndeshet në mediat tona. Por ndërkohë Fuga, me vështrim nga Lumi Lana, premton se nuk do tja përtojë henrit edhe në ditët në vijim. (360grade.al)

Share: