Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa ndodhej në çadrën e protestës konfirmoi gjatë “Top Story” se PD nuk do të bojkotojë zgjedhjet e 18 qershorit, por as nuk do të pranojë zgjedhje fasadë.
“Nuk do të ketë zgjedhje fasadë. E vetmja mënyrë për të patur zgjedhje, janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kjo kërkon si hap të parë një qeveri teknike”, tha Basha.
“Është në një situatë të jashtëzakonshme. Por qytetarët po detyron të bëhen pjesë e PS me kërcënimin se do pushohen nga puna, Ky nuk është probnliemi. Ky tregon se si është rrënuar pushteti”, shtoi Basha duke shtuar se “Problemi madhor që e thotë edhe OSBE-ODIHR është kriminalizimi i parlamentit, kryetarëve të Bashkisë”.
Sipas tij qeveria teknike do të shkëpusë vendin nga krimi. “Do të krijojë kushte për zgjedhje të lira e të ndershme. Çdo rrugë tjetër do të bllokohet nga opozita me të gjitha mënyrat institucionale.
Basha nuk e sheh si një çështje numrash në Parlament qeveria teknike, por sipas tij është një çështje e qytetarëve shqiptarë, pasi janë në lojë miliardat e takave, koncensionet e dhënë në mënyrë arbitrare etj,
“Nëse e shikoni si ekuacion mes partive nuk ka zgjedhje. Në lojë janë miliardat e popullit. Ata e kanë kthyer Shqipërinë në një depozitë të mbetjeve toksike. Në këtë përpjekje ata kanë mbështetje të krimit të organizuar. Sepse atyre u intereson ta mbajnë këtë situatë”, tha Basha.